Politike22 Prill 2024, 19:17

Gazetari nxjerr dokumentet dhe ironizon Metën: Nënë Selvia, nënë Fatimja dhe gjyshe Ija kanë pensionin njësoj, jo pasurinë

Shkruar nga Pamfleti

Gazetari nxjerr dokumentet dhe ironizon Metën: Nënë Selvia,

Gazetari Adriatik Doçi ka ironizuar deklaratat e Ilir Metës ditët e fundit. Ish-presidenti deklaron përditë se është me nënë Selvinë, teksa i përmend shpesh pensionin e ulët.

Por sipas gazetarit, Meta nuk flet për vjehrrën e tij që është milionere, apo për Ijen e Bes Kallakut që e ka mik.

Përpjekjeve për të harruar fytyrën e korrupsionit, herë duke i ndryshuar emrin partisë, herë duke shpallur gruan komplotiste dhe së fundmi duke përdorur nënë Selvinë, duhet t'u përgjigjemi me fakte. Bëjeni vetë dallimin mes nënë Selvisë, nënë Fatimes dhe gjyshe Ijes. Pensionin e kanë njëlloj, por jo pasurinë”, shkruan ai.