Politike22 Prill 2024, 10:52

Ilir Meta 'harron' Kryemadhin, ngre në qiell Erisa Xhixhon: Sot po citoj zv.Presidenten e ardhshme

Shkruar nga Pamfleti

 

Ilir Meta 'harron' Kryemadhin, ngre në qiell Erisa Xhixhon: Sot
Ilir Meta dhe Erisa Xhixho

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka preferuar që këtë javë politike ta çelë me një mesazh të përcjellë nga Zëvendëspresidentja e ardhshme e Partisë të Lirisë, Erisa Xhixho, e cila ka thënë se liderët formohen në Opozitë, jo në Qeveri!

'Mirëmëngjes të dashur miq!

Në veçanti dua t'ju uroj të gjithë anëtarëve të Partisë të Lirisë një javë të mbarë, sidomos më të rinjve.Gjatë javës së kaluar ju kam lodhur duke ju cituar shpesh Çurçillin apo ndonjëherë edhe të paudhin Stalin.

'Ndaj po citoj sot ZëvendësPresidenten e ardhshme të Partisë të Lirisë, Erisa Xhixhon: "Liderët formohen në OPOZITË, jo në Qeveri!"',shkruan Meta.

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është shprehur pak ditë më parë se ka një përpjekje për të marrë vulën e Partisë së Lirisë dhe se ai tani ka besim vetëm te Tedi Blushi dhe Erisa Xhixho.

Meta u shpreh se, këtë përpjekje po e bën SPAK, SHIK-u dhe Engjëll Agaçi, sekretari i Përgjithshëm i Edi Ramës.

"Ka një përpjekje për të marrë vulën e Partisë së Lirisë, për të ja dhënë Edi Ramës. kjo nuk ndodh.

Nëpërmjet SPAK, SHIK-ut, Agaçit.Bashkëpunëtorët e brendshëm janë ata që thonë mos nxirrni Ilir Metën, Tedi Blushin, Petrit Vasilin, Erisa Xhixhon, mos i nxirrni.

A të kam thënë unë ndonjëherë mos nxirr këtë apo atë?

Jo, unë u kam thënë në Partisë e Lirisë që dilni. Dilni dhe më shani dhe mua, nuk ka asnjë problem.

Luan Hajdaraga miku im thoshte; më mirë edhe të shajnë, edhe të bësh gabime, por të ekzistosh në politikë se sa të mos jesh asgjëkundi.

Edhe kur bën gabime edhe kur ekziston, me pak mençuri e kthen atë në pozitivitet. Ti nëse nuk ekziston të duhet shumë punë për të hyrë në treg si një produkt i ri.

Po nuk qe ti prezent si Parti e Lirisë, do të jenë tjerët", tha Meta.

meta erisa xhixho