Politike18 Prill 2024, 11:20

“Jeni unik sa i përket babëzisë”, Noka akuza PS: Ju nuk jeni qeveri, por organizatë kriminale

Shkruar nga Pamfleti

“Jeni unik sa i përket babëzisë”, Noka akuza PS: Ju

Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka në fjalën e tij që ka marrë për procedurë në seancën plenare foli për shqetësimet e opinionit publik.

Noka tha se opinioni publik është i shqetësuar sepse nuk ka një qeveri, por një organizatë kriminale, duke akuzuar mazhorancës se është unike sa i përket babëzisë.

"Po flitet këtu për shqetësime të opinionit publik. Opinioni publik është i shqetësuar që nuk ka një qeveri, por ka një organizatë kriminale që vetëm vjedh.

Ështe i shqetësuar për inceneratorët që kanë thithur miliona euro dhe nuk po hetohen nga drejtësia. Eshte i shqetësuar sepse ju keni shkelur drejtësinë dhe thoni drejtësia jemi ne. Jeni unik sa i përket babazisë", tha Noka.