Politike30 Nëntor 2023, 13:05

Kërcënimet e Greqisë për Belerin, Berisha sulmon Ramën: Po pengon integrimin në BE

Shkruar nga Pamfleti

Kërcënimet e Greqisë për Belerin, Berisha sulmon Ramën:

Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi se integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian po e pengon kryeministri Edi Rama.

Në një deklaratë për mediat, Berisha deklaroi se Rama ka marrë pushtetin juridik dhe nuk po lejon që Fredi Beleri të betohet.

Sipas tij, betimi nuk kërkon as vendim gjykatë dhe prokurorie, por vetëm urdhër administrativ nga ministri i Drejtësisë që ta shoqërojnë në sallën e betimit.

“Absolutisht vetëm Edi Rama, sepse ligjet e vendit nuk e ndalojnë kurrë Belerin për të bërë betimin. Dhe betimet janë bërë në këtë vend, jo një por disa, pavarësisht se kanë qenë të burgosur. Është Edi Rama që ka marrë pushtetin juridik dhe nuk lejon të betohet. Betimi i Belerit nuk kërkon vendim gjykate, nuk kërkon vendim prokurorie, kërkon urdhër administrativ nga ministri i Drejtësisë që ta shoqërojnë në sallën e mbledhjeve të bashkisë së Himarës ku të bëjë betimin. Është ministria e Drejtësisë, është drejtoria e Përgjithshme e burgjeve, është gjithçka ekzekutive. Për të mos thënë që organet e kontrolluara nga Edi Rama të drejtësisë, kanë pranuar si provë atë që me procedurë penale nuk pranohet si provë. Pra, po e pengon Edi Rama. Nuk po kërkon Greqia asgjë tjetër, veçse zbatimin e ligjeve të vendit. Po e bllokon për qëllimet më mafioze, është i harbuar, i tërbuar pas trojeve në Himarë”, tha Berisha.

integrim be berisha rama