Politike18 Prill 2024, 11:01

“Këtu jemi çmendur të gjithë”, Sula: Ky s’është parlament, por shtojcë e Republikës Kryeministrore

Shkruar nga Pamfleti

“Këtu jemi çmendur të gjithë”, Sula: Ky

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula është shprehur se Parlamenti është kthyer në një shtojcë e Republikës Kryeministrore, duke thënë se de facto nuk jemi më republikë parlamentare.

Ndër të tjera Sula tha se problemi është se nuk është çmendur njëri, por jemi çmendur të gjithë në të njëjtën kohë.

“Ky nuk është Parlament, është një shtojcë e republikës kryeministrore. Ne nuk jemi de facto republikë parlamentare, që do të thotë se çdo deputet ka të drejtë të flasë. Mënyra sesi organizohet, debatohet, por për procedurë është e kujtdo.

Do të doja t’i tërhiqja vëmendjen kryetares së Kuvendit, që është e pafajshme, që në muajin maj duhet të kishte përfunduar raportimi i institucioneve të pavarura. Por, çfarë ndodh? Problemi është se nuk është çmendur njeri, por jemi çmendur të gjithë në të njëjtën kohë”, tha Sula.

sula parlament republikës kryeministrore