Politike27 Prill 2024, 09:55

Konventa e PL, Meta kritikon organizatorët sapo mbërrin në Pallatin e Kongreseve: U zgjove ti? E pe gabimin!

Shkruar nga Pamfleti
Konventa e PL, Meta kritikon organizatorët sapo mbërrin në
Ilir Meta

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka mbërritur në pallatin e Kongreseve ku sot dot mbahet Konventa e PL-së.

Në Konventë sot do zgjidhen presidenti dhe zv.presidenti si dhe do prezantohen 5 prioritetet kryesore të Partisë së Lirisë.

Meta sapo ka ardhur në pallatin e Kongreseve ka kritikuar disa nga organizatorët.

‘’U zgjove ti? E pe si e kishte vënë flamurin ai?

Pe gjë ti? Ore e pe këtu gabimin ti?

Ore zotëri se flini gjumë ju edhe në ditën më të rëndësishme’’ i drejtohet Meta njërit prej organizatorëve.  

Sot Partia e Lirisë do të mbaj Konventën në Pallatin e Kongreseve në orën 10:00. Sekretari i kësaj pakrtie Tedi BLushi ka zbardhur agjendën e Konventës së sotme, ku pritet të votohet presidenti i kësaj partie dhe zv.presidenti.

Rivali i Ilir Metës do të jetë Faik Basha, ndërsa për zv.president janë 3 kandidatura: Erisa Xhixho, Myrvete Asqeri dhe Miranda Rira.

Përveç fjalës së Metës, pritet të ketë dhe shumë fjalime të tjera, ku do të flas edhe ish-zv.kryeministrja e Kosovës Edita Tahiri, dhe me një video mesazh ish-kryeministri i Kroacisë, Stipe Mesiç.

ilir meta kritikon organizatorët