Politike21 Prill 2024, 16:03

Kur të ka ikur truri për një çikë pushtet dhe krijon departamentin “Loja e trurit” (Brain Game)

Shkruar nga Pamfleti
Kur të ka ikur truri për një çikë pushtet dhe krijon
Tritan Shehu /

Foltorja ka nisur lojën e joshjes së “trurit” që ka braktisur Shqipërinë, për tu rikthyer të votojnë, që familja “Berisha” të rikthehet në pushtet e pastaj të shohin si do pasurohen Argita e Zeni, siç u joshën e u mashtruan nga Edi Rama dhe panë se si po pasurohet Olsi me shokë.

Prej 11 vitesh në opozitë, me kryetar “non grata” e në arrest shtëpie për korrupsion, pa parti e pa vulë, Foltores i ka ikur truri për pushtet deri në atë derexhe, sa pas dështimit me molotov te kryeministria 1 herë në vit, po hedhin molotov te dera e Bashkisë Tiranë 1 herë në javë.

Realisht, në opozitë janë militantët e Foltores, sepse familja “non grata” që e drejton këtë lëvizje anti-SHBA dhe krerët e saj, kanë marrë e po marrin tenderë, leje për kulla, troje e resorte, paga nga 5 milionë lekë në parlament, madje pas marrëveshjes Berisha- Rama u janë shtuar përfitimet.

Por Saliu dhe çeta e tij e mësuar me pushtet, duan ta marrin përsëri e ta kenë vetë në dorë; jo për të zhdukur varfërinë e korrupsionin, siç betohen; por ta përdorin për të vjedhur përsëri nëpërmjet Argitës, Shkëlzenit, Flamur Nokës, Albana Vokshit, Tritan Shehut e të tjerëve bashkë me Ilir Metën e Monika Krymadhin.

Aq shumë i ka ikur mendja kreut “non grata” të Foltores e çetës së tij për pushtet, sa para një jave ka krijuar Departamentin “Loja e Trurit” (Brain Game), me të cilin kanë filluar takimet nëpër rrethe, ku flasin për eksperimentim të ideve që të sjellin në pushtet.

Krijimi i departamentit të ri “Loja e Trurit” në Foltore, është pjellë e trurit të shkarë të Sali Berishës dhe drejtohet nga Tritan Shehu, tru-zhvilluari, që truri i punon vetëm për të shtuar pasuritë nëpërmjet pazareve edhe me ata që kanë pushtetin.

Takimi i parë i Departamentit “Loja e Trurit” të Foltores, u bë në Përmet, me pjesëmarrës nga Tirana e nga 10 militantë të qyteteve Këlcyrë, Gjirokastër, Tepelenë, Memaliaj.

Me këto takime, Foltorja ka nisur lojën e joshjes së shqiptarëve e “trurit” që ka braktisur Shqipërinë, për tu rikthyer të votojnë, që familja “Berisha” të rikthehet në pushtet e pastaj të shohin si do pasurohen Argita e Zeni, siç u joshën e mashtruan nga Edi Rama e klani “Rilindja” dhe po pasurohet Olsi me shokë.

Në takimin e parë të Departamentit “Loja e Trurit” në Përmet, siç duket për të relaksuar trurin, Tritan Shehu si deputet i zonës, çoi një kitarist emigrant që interpretoi këngë shprese për rininë.

Por çështja është, se shqiptarët e mbetur në Shqipëri dhe ata që që janë larguar nga zullumet e kësaj klase politike mafioze e shkatërruese, nuk e besojnë përsëri “orkestrën dhe melodinë” e familjes dhe klanit “non grata”./Pamfleti

loja e trurit departamenti brain game pushteti