Politike30 Nëntor 2023, 12:00

Kuvendi Kombëtar i PD, Ina Zhupa tregon nëse do jetë sërish Berisha kryetar

Shkruar nga Pamfleti

Kuvendi Kombëtar i PD, Ina Zhupa tregon nëse do jetë sërish

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa tha se në datën 2 dhjetor, ditën që do të mbahet Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike, do të zhvillohet edhe procesi i votëbesimit i kryetarit të “Rithemelimit” Sali Berisha.

Ajo u shpreh se nuk mund të përgjigjet nëse do jetë sërish ai kryetari i partisë, por siguroi se procesi i votëbesimit do zhvillohet me vota të mbyllura.

“Në kuvendin kombëtar të datës 2 dhjetor do jetë fillimisht votëbesimi i kryetarit të partisë zotit Berisha, i cili nëse ka humbje të zgjedhjeve lokale, siç ishte këtë herë, statuti është i qartë, ti do kalosh në votëbesim, pavarësisht se pse ka ndodhur humbja.

Procese të tjera kanë të bëjnë me atë që do paralajmërojë kuvendi kombëtar. Hapat e mëtejshëm që lidhen në një aspekt me aksionin opozitar dhe me përballjen me qeverinë dhe në aspektin tjetër me ndërtimin e një programi, qasje që lidhet me 2025 me zgjedhjet e përgjithshme, qofshin këto në 2025 apo edhe më parë.

Berisha do votëbesohet, është proces që kryhet sipas statutit, me votë të mbyllur. Kështu që nuk i dihet asnjëherë nëse do jetë sërish Sali Berisha kryetari”, tha Zhupa për “Euronews Albania”.

kuvend pd ina zhupa