Politike29 Nëntor 2023, 19:38

“Larot në drejtësi do të përfundojnë si Rama”, Berisha kërcënon SPAK: Do u rezervojmë fatin e policisë sekrete të diktaturës

Shkruar nga Pamfleti

“Larot në drejtësi do të përfundojnë si

Ish kryeministri Sali Berisha kë kërcënuar prokurorët dhe gjyqtarët që i “qëndisën” dosjen e abuzimeve me ish-Kompleksin Partizani.

Në një takim me krerët e degëve, ai ka thënë se bashkëpunëtorët e Edi Ramës në drejtësi, do të kenë fatin e tij.

Berisha theksoi se ‘larove të Ramës, do u rezervojmë fatin e policisë sekrete të diktaturës’.

Ne nuk mposhtemi. Ne i konsiderojmë ata, njëlloj siç kemi konsideruar në vitet e fundit të diktaturës, policinë sekrete shqiptare. Dhe do u rezervojmë të njëjtin vend, të njëjtin qëndrim.

Gjykatës që fshihet prapa krimit të vet dhe KLGJ-ja në vend që të mbrojë drejtësinë, të mbrojë ligjin, mbron delinkuentin. Prokurorë që nuk duhet të jenë kurrë në përputhje me ligjin, mbahen aty si zagarë të Edi Ramës, kundër opozitës.

U ndala në këtë moment se nuk është vetëm Edi Rama. Janë edhe një grup tjetër në drejtësi, në polici. Çfarë mund të presin shqiptarët sot nga policia, kur drejtimin e ka marrë politikani më i inkriminuar me dokumente në këtë vend.

Kur drejtimin e saj e merr Taulant Balla, i cili sipas dokumenteve zyrtare, ka porositur vrasje, i akuzuar në sallën e gjyqit. I cili, sipas dokumenteve zyrtare, ka përdorur pasaportën diplomatike për të kaluar ngarkesa droge. 54 udhëtime me Edmond Begon ky. Edmond Bego, një trafikant i dënuar me 15 vite në Itali dhe zëvendës i Aldo Bares.

Një njeri i cili ekziston në regjistrimet e brendshme se u ka marrë përsipër Bajrëve, ndryshimet në ligjet e lojërave të fatit.

Njeri i cili u fut në komisariat dhe nxori Rrajen nga arresti në polici.

Çfarë mund të presim ne, përveçse përballje, asgjë tjetër.

Vitet kur u përballëm me diktaturën, e larguan Hekuran Isain nga detyra. Ramiz Alia e largoi.

Kurse Edi Rama solli pra, përfaqësuesin më të shëmtuar të krimit të organizuar sepse kjo është mobokraci, është diktaturë e bandave. Nuk është e doktrinës marksist leniniste. Dhe ai erdhi vetëm për këtë.

Mund të ndalem në shumë aspekte, por nuk shkon të shpenzojmë më kohën”, tha ai.