Politike18 Prill 2024, 22:30

“Le të vëmë bast kush do fitojë, Rama apo Dumani?”, Lubonja sfidon Bashën

Shkruar nga Pamfleti

“Le të vëmë bast kush do fitojë, Rama apo

Analisti Fatos Lubonja “vuri” një bast me kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha në lidhje me drejtuesin e Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani.

Basha tha se ky është shqetësimi më i madh. Por në një mënyrë ai tregon se mbështet SPAK, teksa shprehet se “A duhet mbështetur e vetmja strukturë apo duke i shtyrë fitila, pa dyshim që duhet mbështetur dhe pikë”.

Basha shton se krimi i organizuar shqiptar, pushteti i sotëm politik është shkrirë me interesat e krimit të organizuar, ku sipas tij përbëjnë rrezik fizik dhe politik edhe për SPAK-un.

Pjesë nga debati:

Lubonja: Duke marrë parasysh çfarë kemi parë, mund të vija bast duke marrë parasysh Dumanin, meqë mbështetet nga amerikanët. Vërtetë mund të bëhet aq rrezik. Nesër mund të mos jetë atyre. Mund ta hajë një intrigë politike. Midis pritshmërisë që ai të bëjë ndonjë gjë edhe kundra Ramës dhe pritshmërisë se Rama mund ta ‘hajë’ atë, le të vëmë bast sot se kush do të fitojë nëse situata janë këto që janë sot. Se si një politikan nuk ka dyshime dhe e mbështet SPAK-un në këtë mënyrë, kjo nuk qëndron.

Basha: Kur flasim për pritshmëri, flasim për pritshmëri. Sa do të presim, shpresa ime është që nuk do të presim gjatë. Do e mbështetës apo t’i fusim stërkëmbësin nëse ke interesa personale. Do ta mbështesim. Kjo nuk përjashton rezervat. Rama përfshirë edhe këta dy të tjerët.

Lubonja: Lëri këta se po futen në burg. Kjo që këta janë bashkë nuk e ha njeri.

Basha: Sigurisht do e mbështetësh duke ecur përpara. Nuk duhet të ketë mesazhe shkurajuese. Rama përpiqet të influencojë, Veliaj përpiqet të influencojë. Nuk e vë bastin unë sepse shqetësimi më i madh është kjo që thua ti. Krimi i organizuar shqiptar, pushteti i sotëm politik që është shkrirë me interesat e krimit të organizuar që është më i pasur se para 11 vitesh përbëjnë një rrezik fizik dhe politik edhe për SPAK-un. Duhet një qeveri që nuk është kjo të futet në një luftë ndiq paranë për të luftuar krimin dhe korrupsionin. A duhet mbështetur e vetmja strukturë apo duke i shtyrë fitila, pa dyshim që duhet mbështetur dhe pikë.