Politike26 Shkurt 2024, 20:20

“Le t'i vihet dhe flaka Parlamentit”, Këlliçi tregon skenarët e radikalizimit të aksionit opozitar!

Shkruar nga Pamfleti

“Le t'i vihet dhe flaka Parlamentit”, Këlliçi

Ajo që është e sigurt deri më tani është opozita do të radikalizojë aksionin e saj. Me aksionin e deri tanishëm, demokrati Belind Këlliçi tha se opozita ka arritur shumë, por nuk do të ndalet.

Në një intervistë për “A2CNN”, Këlliç deklaroi se opozita ka plan për radikalizimin e aksionit opozitar. Ai ka treguar edhe disa nga skenaret që po diskutohen.

Vënia e flakës së parlamentit, ngujimi në sallën e Kuvendit, greva e urisë! Këto janë disa nga skenarët që opozita po diskuton.

Me bllokim është arritur diçka, nuk ma më qytetar që parlamenti është në një ngërç dhe që sot PS të cakton në opozitë dhe kë ke kryetar të PD. Nëse ne tërhiqemi, ose do thotë se deri tani kemi bërë propagandë, ose nuk do të na lejohet që të bëjmë punën. Po diskutohet ideja e radikalizimit të aksionit opozitar, po diskutohet ideja e një ngujimi, e një proteste më të fortë. Mund t’i vihet edhe zjarri parlamentit, ka ndodhur kudo në botë, ka forma të ndryshme të mosbindjes civile për të ndërgjegjësuar qytetarët dhe ndërkombëtarët”, u shpreh Këlliçi.

këlliçi