Politike13 Prill 2024, 11:47

Mandati i Olta Xhaçkës, Lulzim Basha: Rama dha urdhër politik duke sfiduar Kushtetutën

Shkruar nga Pamfleti
Mandati i Olta Xhaçkës, Lulzim Basha: Rama dha urdhër politik
Lulzim Basha

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka reaguar për herë të parë pasi mazhoranca socialiste rrëzoi raportin për të dërguar mandatin e deputetes së PS, Olta Xhaçka në Gjykatën Kushtetuese.

Gjatë një konference me gazetarët, Basha tha se Xhaçka u mbrojt me urdhër politik të Ramës duke bërë shkelje të hapur të Kushtetutës.

Sipas Bashës ky është një akt  i denjë për diktatorin e Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko.

“E enjtja tregoi se paniku i Edi Ramës për batakun korruptiv ku është zhytur ai dhe qeveria e tij po e shtyn drejt akteve që në fakt numërohen me gishtat e dorës drejtuesit bashkëkohorë që i kryejnë. Është një akt i denjë për Lukashenkon.

Shkelja e hapur e Kushtetutës për mandatin e Olta Xhaçkës është një shenjë paniku, por edhe risi që ndodh për herë të parë, pavarësisht të gjithë të zezave, shkelet për herë të parë Kushtetuta e vendit për të mbrojtur një bashkëpunëtore të ngushtë politik të kryeministrit. Bëhet me urdhër politik, me sfidim të plotë të vendimeve të GJK dhe me sfidim të plotë të Kushtetutës.”, shpreh Basha.

olta xhaçka spak lulzim basha