Bota13 Korrik 2023, 08:14

Samiti i NATO-s, Mitsotakis flet për çështjen Beleri: Mesazhi im është i qartë, duhet zgjidhur menjëherë!

Shkruar nga Pamfleti

Samiti i NATO-s, Mitsotakis flet për çështjen Beleri: Mesazhi

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis është pyetur në samitin e NATO-s për çështjen Beleri por është përgjigjur i prerë duke thënë se çështja duhet zgjidhur menjëherë.

“Me homologun tim shqiptar, zotin Rama, e ritheksova edhe një herë se kjo çështje është një çështje që duhet zgjidhur. Është çështje e shtetit të së Drejtës, dua ta theksoj këtë, kur një kryetar i zgjedhur burgoset pa akuza të vlefshme dhe mbahet në burg pa pasur mundësi të betohet.

Këto janë gjëra që nuk duhet të ndodhin në një vend që e ka vendosur shtetin e së Drejtës Europiane në krye të reformave që dëshiron të bëjë për t’iu afruar Bashkimit Europian.

Mendoj se mesazhi im ishte i qartë: respektoj pavarësinë e gjyqësorit shqiptar, nga ana tjetër mendoj se të gjithë e kuptojmë se kjo çështje duhet të zgjidhet shpejt”, tha Mitsotakis nga Lituania.