Politike22 Prill 2024, 18:53

Meta "godet" Berishën: Opozita, e shpartalluar dhe e çorganizuar!

Shkruar nga Pamfleti

Meta "godet" Berishën: Opozita, e shpartalluar dhe e

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është shprehur se opozita është e shpartalluar dhe e çorganizuar, duke goditur kështu Sali Berishën. Në një Konferencë me gazetarët në Durrës Meta tha se më 27 prill do i jepet goditje regjimit.

“Konventa jonë do t’i japi përgjigjen e merituar kapjes së shtetit duke i dhënë një fuqi të jashtëzakonshme Partisë së Lirisë. Ilir Meta ka dalë nga rrethimi i vogël dhe së bashku me të gjithë ju, do të vendosim njëherë e përgjithmonë bazat shumë të fuqishme të organizimit tonë të hekurt.

Ne kemi qenë një opozitë e shpartalluar dhe e çorganizuar dhe me 27  prill fillon beteja jonë me shpejtësi marramendëse që do të përmbysë regjimin”, tha Meta.

ilir meta