Politike18 Prill 2024, 22:59

Meta i mbyll derën e koalicionit Berishës: PD problem me organizimin, duhet ta ndajë mendjen nëse do të vijë në pushtet

Shkruar nga Pamfleti

Meta i mbyll derën e koalicionit Berishës: PD problem me organizimin,

Kreu i PL-së, Ilir Meta, duket se i ka mbyllur derën e kaolicionit Sali Berishës.

Meta ka shpjeguar se PD ka një problem të madh me organizimin, gjë e cila është trashëguar që nga koha e Sali Berishës para 2013-ës dhe deri në këto momente në zgjedhjet e fundit lokale të 2023-shit.

Ilir Meta: Së pari partia e dashur Demokratike, që pas Berishës mendoj se kam bërë më shumë dhe pastaj mund të jap me fakte, ka një problem të madh me organizimin.

Artan Hoxha, presidenti më ka thënë që shumë të bukur për organizimin e PD, që kjo parti lindi si një parti mitingu dhe për fat të keq vazhdon ashtu që mbahet te karizma e Berishës dhe raporti i tij me masat.

PD ka pasur gjithmonë probleme organizimi dhe unë këto i’a kam thënë doktorit dhe e kam ndier kur ishim në koalicion në zgjedhjet e 2011 sepse e përqëndroi të gjithë punën te ministrat dhe drejtorët dhe kjo krijoi një pakënaqësi të madhe te militantët të cilët ishin shmangur injoruar siç na ka ndodhur edhe ne. Kostot i kanë marrë njerëzit e ndershëm dhe ata kanë marrë përfitimet abuzimet dhe janë bërë rilindësa.

PD e ka pasur këtë problem që kur ishte Berisha, PD e thelloi akoma më shumë me zotin Bashën që ishte mjeshtër për ç’organizim dhe demotivim.

PD duhet të ndajë mendjen që të vijë në pushtet dhe të mos kalojë kohën në opozitë. Që të vijë në pushtet duhet një organizim perfekt, kjo gjë mungon, unë e ndjeva që PD ishte e ç’organizuar në zgjedhjet vendore. Kishte shpresa që do merrte vulën në prag të zgjedhjeve gjë që s’mund të ndodhte kurrë. Për këshilltarët ishte e paqartë se si do të zgjidheshin, dhe u krijua një kaos shumë i madh në fund fare.

Kam vajtur në Fier për të dhënë përkrahjen për zotin Kodheli, kam vajtur pa më thirrur njeri dhe në takim me strukturat e LSI-së 200 veta ishte vetëm kandidati me bluzën e vetë dhe asnjë tjetër, unë u irritova dhe i kërkova të rinjve se përse nuk i kanë të veshur, ata më thanë që nuk kanë ardhur dje, shumë vonë, vetëm 1 javë para zgjedhjeve. Kur pamë selinë e PD-së, u them që të shkojmë të takojmë ata njerëz, dhe kur vajtëm ne atje, dera mbyllur skishim as çelës me vete, ishte bosh, e vetmja gjë e mirë që mora bluzat dhe i thash atyre të rinjve ti vishnin dhe të dilnin me kandidatin.