Politike17 Prill 2024, 11:09

Meta i trembet arrestimit, sulmon sërish Altin Dumanin: Torollak, palaço! Do të shkatërroj nga burgu!

Shkruar nga Pamfleti
Meta i trembet arrestimit, sulmon sërish Altin Dumanin: Torollak,
Kreu i SPAK Altin Dumani dhe kreu i PL Ilir Meta

Ilir Metës duket se i ka hyrë frika në palcë për arrestimin e pritshëm, pasi nuk po ndal sulmet për kreun e SPAK, Altin Dumani.

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta duke se i ka ditët e numëruara jashtë pasi ka nisur sërish sulmet ndaj kreut të  SPAK Altin Dumani dhe SHBA-së.

Në një bashkëbisedim me gazetarët, Meta i është përgjigjur pyetjes në lidhje me reagimin e Ambasadës së SHBA dhe KLP për Dumanin pasi e mbështetën atë publikisht duke thënë se "as ju as amerikanët nuk më arrestoni dot".

Meta, ka degraduar situatën duke e quajtur Dumanin torollak, palaço dhe legen. Me tone të ashpra, ai akuzoi Altin Dumanin se i ka çuar njerëz që t’i mbushin mendjen që të largohet nga Shqipëria, teksa flet se kreu i SPAK është urdhëruar nga SHBA që ta arrestojnë. 

Duke e etiketuar si “dumdumani”, ai tha se Altin Dumani nuk arreston Erion Veliajn dhe Edi Ramën, që janë në krye të aferës së inceneratorëve.

Meta e ka quajtur “legen” kreun e SPAK dhe ka deklaruar se kryeprokurori ka dërguar njerëz ta bindin që të largohet nga Shqipëria.

Madje Meta tha se Dumani gjurmon vjehrrën e tij, e cila u mor në pyetje nga SPAK pak ditë më parë.

"Mbështes deklaratën e ambasadës së SHBA. Dje ua sqarova si është krijuar KLP-ja. Është krijuar mbi bazën e emërimeve të bëra nga Arta Marku që u bë prokurore me 69 vota. Miqve dhe aleatëve ua kam thënë me kohë “prokurorinë e keni ju dhe Edi Rama”. Vijmë te ‘Dumdumani’. U kërkoj ndjesë prokurorëve të SPAK që nuk janë si ai. E kam thënë dhe për Berishën që te SPAK ka Dumduman, ka dhe prokurorë që luftojnë krimin, korrupsionin. Kam bërë deklaratë solidariteti për prokuroren që ishte kërcënuar nga banditët. Po i them tani Dumdumanit, tre herë me një gazetare që të del te Metamorfza ke përmendur emrin tim. Ke çuar dhe njerëz që të më mbushin mendjen që të ik nga Shqipëria. Pse legen si puna jote jam unë? Çfarë prokurori je ti? Gjemon vjehrrën time ti, të marrësh peng familjen tijme, partinë time që t’ia çosh atij tarrallakut?

Pse nuk nxorrëm mësim ne me lulushët këtu që përdor çimkaxinjtë? Pse mo palaço kam frikë unë nga burgu yt? O palaço hajde dil në televizor me mua ti. Si flet ti në emër të SPAK? Ne SPAK prandaj e bëmë që çdo prokuror të ketë përgjegjësinë e tij. Ti je injorant. Do sjellësh ti demokracinë në Shqipëri, të kanë thënë të më fusësh në burg amerikanët e tu, po kur të doni. Pse mo palaço ka frikë Ilir Meta nga burgu yt dhe amerikanëve si Adriano dhe McGonigali? Mua ka dashur të më fusë në burg legjendari që në vitin 1992. Ti i ke vajtur 20 herë në burg Kastriot Ismailit në burg që të japësh dëshmi kundër Ilir Metës.

O tarallak po atë vit Ilir Meta ka qenë minister i Jashtëm. Ti merresh me ato punë se nuk ke takat që arrestosh Veliajn se u mbyti me favore ty dhe ata të tjerët. Ti nuk ke takat se je palaço të thërrasësh Edi Ramën. Ti je prokuror jo i amerikanëve, por i Engjell Agaçit. O palaço, mos u fshih pas amerikanëve, se ka amerikanë të ndershëm ka dhe McGonigal fundrrina, thirri mendjes jam nga rraca e Vojo Kushit.
Dumdumani vilat e mia florinjtë e mi, ti marrë dhe ti sekuestrojë dhe tia japë popullit. Që ti shkojë mendja Dum Dumanit me atë çantë që vë ashtu si teveqel, që do marrë Partinë e Lirisë, për tia çuar Edi Ramës”, tha Meta.

Ambasada e SHBA në Tiranë ka reaguar sot pas sulmeve të fundit që ka bërë kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ndaj SPAK-ut dhe kreut të tij Altin Dumani.

Në reagim thuhet se SHBA qëndrojnë në krah të shqiptarëve që mbështesin institucionet e reja të drejtësisë.

Ambasada e SHBA në Tiranë edhe një herë shpreh mbështetjen për profesionistët e drejtësisë që kërkojnë t'i japin fund pandëshkueshmërisë.

“Përshëndesim dënimin nga KLP të sulmeve të drejtpërdrejta dhe të tërthorta kundër SPAK-ut në ditët dhe javët e fundit. Do të vazhdojmë të qëndrojmë në krah të shumicës dërrmuese të qytetarëve shqiptarë që mbështesin institucionet e reja të drejtësisë dhe rolin kyç që ato luajnë në demokracinë e Shqipërisë. SHBA qëndron në krah të profesionistëve të drejtësisë që respektojnë ligjin dhe do të mbështesë të gjithë ata që kërkojnë t'i japin fund pandëshkueshmërisë”, thuhet në reagimin e ambasadës së SHBA.

Ish-presidenti Ilir Meta kishte sulmuar më parë kreun e SPAK, Altin Dumani, duke thënë se është takuar edhe me ish-agjentin e FBI McGonigal.

Vetëm një ditë më parë ndaj këtyre akuzave ka reaguar vetë Dumani duke thënë se nuk është takuar kurrë me McGonigal, madje as nuk e njeh. 

"Unë nuk e kam takuar kurrë McGonigal. Gjithçka është thënë në media, është në vazhdën e akuzave të vazhdueshme, te pabaza që bëhen për institucion që unë drejtoj. Nuk ka pasur asnjë arsye për të takuar McGonigal, as nuk e kam njohur kurrë dhe emrin ia kam dëgjuar pas publikimeve në mediat shqiptare", tha Dumani.

Më pas Meta ka vijuar sulmin ndaj Dumanit, duke e cilësuar si “kushëririn e Nuredin Dumanit” killerit me pagesë i cili pranoi të bashkëpunonte me drejtësinë duke treguar vrasjet.

Meta tha se kushëriri i Altin Dumanit, Nuredini ka vrarë, ndërsa kreu i SPAK po vret pluralizmin.

“Nuredini vërtet ka bërë vrasjet që ka pranuar vetë por ky karafil kujton se mund të bëhet vrasës i sukseshsëm i pluralizmit në vend. Gjë që kërkon ta arrijë përmes. McGonigalëve apo përmes kapjes së ndonjë laraske apo sufllaqexhiu nga Partia e Lirisë. Ka parë shumë Ilir Meta si ky kushëriri i Nuredinit.

Ca prisni që kushëriri i Nuredinit ka takuar McGonigal, këtë prisni ju? Të thotë kushëriri i Nuredinit që ka vajtur në Fier disa herë te Kastriot Ismailit, i dënuar në atë kohë, duke iu lutur të bënte dëshmi kundër Ilir Metës, se mbronte GJK në mënyrë që ai të dilte nga burgu dhe ky që nisi procesimin kundër Ilir Metës, mbi bazën e një delinkuenti të dënuar nga gjykata për dhunë në familje", tha Meta.

 

meta arrestim altin dumani burg