Politike27 Prill 2024, 11:03

Meta ironizon Bashën: Nuk fitohet duke fjetur gjumë!

Shkruar nga Pamfleti

Meta ironizon Bashën: Nuk fitohet duke fjetur gjumë!

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta gjatë përshëndetjes së delegatëve të Konventës që po mbahet në Pallatin e Kongreseve, ironizoi Lulzim Bashën. Teksa mori shembull fitoren e “Bashkë Fitojmë”, në bashkitë e Fushë Arrëzit dhe Pukës, Meta theksoi se kjo nuk realizohet duke fjetur gjumë dhe duke shumëzuar 7x7=42.

"Kisha Një lutje për Konventën, të çohemi në këmbë për atë vajzën nga Fushë Arrëzit dhe delegatët e Fushë Arrëzit që fituan kundër mafies.

Edhe i përshëndes, i puth, edhe Rrokun kryetarin e Pukës, edhe Hilën të Fushë Arrëzit, edhe Bert Malajn e Memaliajt, nuk fitohet as duke fjetur gjumë dhe as duke numëruar e shumëzuar 7*7=42”, shprehet Meta.

ilir meta partia e lirise