Politike17 Qershor 2024, 14:25

Meta nuk ndal akuzat ndaj SPAK: Strukturë që vepron me regji të Ramës

Shkruar nga Pamfleti
Meta nuk ndal akuzat ndaj SPAK: Strukturë që vepron me regji të
Ilir Meta

Kreu i PL Ilir Meta ka vijuar akuzat ndaj SPAK, duke e cilësuar si një strukturë që vepron me regji.

Këto akuza Meta i ka hedhur sot në një konferencë për media, teksa u pyet nëse beson tek ngritja e një strukture nga ana e SPAK për të mbrojtur votën për zgjedhjet parlamentare të 2025, ai u shpreh skeptik.

“Nuk i besojmë se ato kanë qenë aty dhe asgjë nuk kanë ndodhur unë kam bërë denoncime kur isha president dhe u zhvilluan zgjedhjet, i kam çuar në SPAK dhe nuk është bërë asnjë lëvizje. Në Elbasan u bënë denoncime për vjedhje votash dhe SPAK e çoi dosjen në Elbasan. KLP dhe SPAK ishin paralajmëruar se prokuroria e Elbasanit ishte në konflikt interesi. Nga ky mosveprim ndodhi ai konflikti që një qytetarë humbi jetën dhe një tjetër është në burg, besimi tek zgjedhjet u tronditën dhe këto ishin në interes të Ramës. Prandaj ne nuk besojmë, sepse SPAK është strukturë që vepron me regji dhe vepron pasi Rama i vjedh zgjedhjet”, tha Meta.

ilir meta spak