Politike25 Prill 2024, 13:04

Meta zbulon planet: Kushti i vetëm i koalicionit me Berishën!

Shkruar nga Pamfleti
Meta zbulon planet: Kushti i vetëm i koalicionit me Berishën!
Ilir Meta dhe Sali Berisha

Kryetari i PL-së, Ilir Meta njoftoi sot kandidatët për në Konventën e së shtunës.

Në konferencën për shtpy ai u pyet edhe për koalicionin me Berishën nëse do të vazhdojë, tha se ka vetëm një kusht. Theksoi se nuk ka rëndësi programi apo idetë pa organizim.

“Ne jemi të hapur për garë në të gjitha nivelet, gara është e hapur për Presidentin, kushdo është i ftuar që të konkurrojë pa asnjë përjashtim. Ne e kemi seriozisht fraksionin në status dhe mirëpresim cdo alternativë.

Vetë Rithemelimi i PL-së që do të ndodhë në Konventën e ditës së shtunë është një reflektim për të përmirësuar të gjitha gabimet apo mangësitë e deritanishme të funksionimit të PL-së.

Nëse ne ngremë shqetësimin se opozita ka pasur mangësi në funksionimin e saj edhe përmes diversionit dhe rrëmbimit të vulave nga Rama me gjykatat e korruptuara dhe diversionit që ushqehet cdo ditë nga mediat e financuara nga inceneratorët dhe PPP-të.

Regjimi punon natë e ditë për të përçarë opozitën. Ne nuk duhet të ndalojmë fuqizimin tonë për ta shembur. Nuk ka vlerë të kesh një program apo ide të mirë, apo vizion të mirë, nëse nuk ke organizimin e duhur dhe perfekt për të ekzekutuar këtë ide. Po shkojmë drejt Rithemelimit të një partie që ka pesë ide të qarta.

Kemi një model të shkëlqyer kur qeverisur VMRO (Gruevski) dhe rezultati dje në Maqedoni tregoi se rikthimi i tyre do të japë një dimension tjetër të atij modeli që edhe ne duhet ta ndjekim duke e përshtatur dhe ne kemi kushte më të favorshme.

Kushti i vetëm për koalicion me Berishën është që të mos bëjë kompromis me regjimin, që nuk besoj se do ta bëjë. PD duhet të organizohet më shpejt dhe më fuqishëm” tha ai.

ilir meta berisha