Politike17 Prill 2024, 11:32

Metës i hyn frika në palcë nga arrestimi: Dumani më ka çuar njerëz të iki nga Shqipëria!

Shkruar nga Pamfleti
Metës i hyn frika në palcë nga arrestimi: Dumani më ka
Meta dhe Dumani

Ndonëse SHBA dhe KLP “i ka tërhequr veshin”, kritikëve të institucioneve të reja të drejtësisë, Ilir Meta nuk është ndalur.

Ai sot nga selia e Partisë së Lirisë ka hedhur sërish akuza të forta në drejtim të KLP-së si edhe Altin Dumanit, kreut të SPAK që e quan “Dum Dumani”. Me tone të ashpra, ai akuzoi Altin Dumanin se i ka çuar  njerëz që t’i mbushin mendjen që të largohet nga Shqipëria, teksa flet se kreu i SPAK është urdhëruar nga SHBA që ta arrestojnë. 

“Po i them Dumduanit, 3 herë me një gazetare që të del te metamorfoza, i ke përmend emrin tim. Ke çuar dhe njerëz që të më mbushin mendjen që të ikë nga Shqipëria. Pse legen si puna jote jam unë, gjurmon vjehrrën time të marrësh peng familjen time, mendon se do marrësh peng PL që t’ia çoj atij tarallakut. Ilir Meta nga burg do ta shkrijë atë celulë kriminale o palaço, hajde dil në tv me mua meqë ke vendos të merresh me politik, si flet ti ne emër të SPAK”, tha Meta.

 

meta dumani