Politike18 Prill 2024, 22:33

“Në Prokurori garë e madhe se kush do të firmosë arrestimin”, Meta: Çim Peka më kërkoi të arratisem, por nuk e dëgjova!

Shkruar nga Pamfleti

“Në Prokurori garë e madhe se kush do të firmosë

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta prej disa ditësh ka bërë disa deklarata të forta ndaj kreut të SPAK, Altin Dumani.

Sot ai doli te televizioni i familjes Berisha, ku nuk la gjë pa thënë. Madje zbuloi dhe një bisedë me Çim Pekën, që i ka kërkuar të arratiset.

Ilir Meta: Ai ishim bashkë një ditë që më the bërë gabim që erdhe nga Austria, që thanë iku Meta, u arratis Meta. Nuk po them emrin e gazetares! A më the që ka thënë kjo gazetare në Prokurori është garë e madhe se kush do të firmosë arrestimin e Ilir Metës dhe Monikës?!

Çim Peka: Shumë e vërtetë, lajme të dala nga SPAK.

Ilir Meta: Unë ça të thashë?

Çim Peka: Ata kanë ndërtuar rrjetin e gazetarëve dhe shpërndajnë lajme se kur do arrestohen dhe kush do arrestohet.

Ilir Meta: Unë nuk kam folur për këtë zotërinë fare. Kam menduar se ky po bënte diçka. Këta bëjnë çdo hetim me regji. Unë për SPAK kam folur. Në kohën e Krajës unë e kam akuzuar SPAK për atë ngjarjen e Elbasanit.