Politike13 Prill 2024, 18:34

“Nëse refuzojnë, shoqërohen me polici”, Salianji: Dëshmitarët do të vijnë në Komision Hetimor “me një këmbë”

Shkruar nga Pamfleti

“Nëse refuzojnë, shoqërohen me polici”, Salianji:

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, icili është dhe kryetari i Komisionit Hetimor për trajtimin e të dhënave të sistemit TIMS, ka folur mbi punën e këtij komision dhe arrestimin e drejtorit të IT në Policinë e Shtetit, Ervin Muça.

Sipas Salianjit, mazhoranca po tenton të bllokojë punën e komisionit madje dhe të mbrojë njerëzit e përfshirë në këtë aferë.

Lidhur me dëshmitarët që pritet të thirren, ai tha se nëse nuk paraqiten do të shoqërohen me polici.

“Ka tentativa nga PS te dalë dhe të bëhet barrikadë dhe të mbledhë të gjithë llumin që u hidhet përsipër këtyre njerëzve për t’i mbrojtur.

Përderisa ka ndërhyrje të paligjshme, dyshimet duhet të jenë të të gjitha formave. Cila është arsyeja që një personazh ka qenë në drejtorinë e Tatimeve, kur ka pasur rrjedhje të dhënash, ka pasur problematike të AKSH, kur ka ftuar njerëz të paautorizuar për të ndërhyrë të dhënat e sistemit Tims.

E patë, çfarë personazhi ishte dje dhe cfarë komunikimi kishte me publikun, dje duke hyrë në gjykatë. Drejtor i IT në Policinë e Shtetit dhe ka akses në të dhënat, kur nuk ka certifikatë sigurie, precedent penal për falsifikim.

Sesi mund t’i jepet akses në të dhënat, ta vësh në komandë, këta qofshin. Po flas për një rast që është shprehur Prokuroria e Tiranës, që ka dalë në konkluzion se ka patur ndërhyrje të TIMS dhe aty ka dhe persona që kanë thënë se na kanë bërë presion për të kopjuar të dhënat, për të dhënë kodet.

Fakti që kryeministri dhe ministri e kanë përmendur dhe kanë vendosur të mbrojnë këtë akt paligjshmërie, do të thotë që përfshirja pretendohet të jetë deri në atë nivel.

Detyrimi për të dëshmuar nuk është me dëshirë. Nëse nuk vijnë shoqërohen me polici. Përpjekja e PS është ta bllokojë në komision duke përdorur votë për të qenë dëshmitarë. Do të vijnë me një këmbë, nuk kanë si i shmangen.

I ngarkuari me punë i SHBA ka qenë i parë që e ka denoncuar, dhe kjo tregon e gjurmë kanë lënë”, tha Salianji.

 

ervin salianji komisioni hetimor tims