Politike18 Prill 2024, 13:50

'Doni të centralizoni çdo pushtet'/ Balla përplaset me Nokën për rolin e prefektit: Ju jeni pa kokë!

Shkruar nga Pamfleti
'Doni të centralizoni çdo pushtet'/ Balla përplaset
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla dhe deputeti i PD, Flamur Noka

Në seancën e sotme në Kuvend, ministri i Brendshëm, Taulant Balla i ka bëre thirrje opozitës që të votojnë projektligjin e propozuar nga  vetë ai për fuqizimin e rolit të Prefektit.

Më herët Flamur Noka e cilësoi projektligjin si qëllim për të kapur çdo pushtet.

Sipas tij me anë të këtij projektligji qeveria do të kapë edhe atë territor që deri dje nuk kontrollonte, por edhe për tu bërë shantazh kryetarëve të bashkive.

'Deri tani kanë folur tre kolegë nga opozita. Njëri tha të forcohet roli dhe institucioni i prefektit, doli një tjetër dhe tha pse po e forconi institucionin e prefektit, doli një tjetër dhe tha duhet ta shkrini pozicionin e prefektit. A ka mundësi të kemi një qëndrim unik të aryseve pse nuk po votoni ligjin. Mezi i sallës thotë shkrijeni, kreu i sallës thotë forcojeni, ai tjetri thotë pse po e forconi. Unë ju mirëkuptoj që jeni pa kokë. Pashë se si u mor vendimi për të votuar kundër këtij ligji, doli njëri dhe tha “nuk do ta votojmë”. Ju thatë nuk votojmë sepse ju nuk keni votuar propozimet tona. Ky është argumenti juaj. Por ky nuk është argument, është lojë kalamajsh. Unë dua që ju të vini dhe të behni pjesë e këtyre këshillave vendorë të sigurisë publike. Unë kisha shpresuar se ju do ta përshëndesnit të parët.', tha Balla.

Flamur Noka, tha se me projektligjin për “Prefektin”,  PS kërkon të centralizojë çdo pushtet.

Gjatë fjalës në Kuvend, deputeti Noka theksoi se “në sektorët ku vjedhja u ka dalë jashtë kontrollit u duhet një mekanizëm për ta kontrolluar”.

'Halli i tyre është për të centralizuar çdo pushtet dhe çdo qelizë. Ka disa sektorë që vjedhja u ka dalë jashtë kontrollit dhe u duhet një mekanizëm për ta kontrolluar, çdo cent që vidhet nga taksat e shqiptarëve.

Është një formë presioni dhe kontrolli ndaj Erion Veliajt që Rama kërkon ta aplikojë nëpërmjet ligjit të prefektit. E ndoqën shqiptarët se si kërcënuan njëri-tjetrin, se si Veliaj e shantazhoi dhe duke tentuar të shpëlajë veten e vet nga afera 5 D ku është i zhytur.

Kodet e mafies ishin mesazhe të forta. Rama detyrohet të heshtë dhe kërkon nëpërmjet mekanizmave ligjorë që ta vendosë nën kontroll duke rritur kompetencat e prefektit dhe duke centralizuar gjithçka. Jo vetëm Tiranës, ky është një kërcënim për të gjithë. “Po vodhët” jashtë kontrollit tim ja ku e keni xhandarit që i jap kompetenca.', tha Flamur Noka.

ligji i prefektit balla opozita