Dosja e zezë20 Shtator 2023, 15:07

“Pafytyrësia ka një emër”, Kreshnik Spahiu nxjerr foton: Dikur e arrestonte, sot Berisha mbrojtësi më i flaktë i Fredi Belerit

Shkruar nga Pamfleti

“Pafytyrësia ka një emër”, Kreshnik Spahiu nxjerr

Juristi Kreshnik Spahiu ka publikuar në rrjetet sociale artikuj të gazetave para dy dekadash, ku tregohej arrestimi i Fredi Belerit.

Ai shprehet se Berisha ishte ai që urdhëroi ndalimin e tij, por sot e ka marrë në mbrojtje dhe e shpalli kandidat në Himarë. Sipas tij, kjo është pafytyrësi.

Kur Presidenti Berisha urdhëroi prokurorinë, të arrestonte 7 autorët e masakrës së vrasjeve në kufi me kryetar bande Fredi Belerin. Pas 2 dekadash e zgjedh kryetar bashkie. Pafytyrsia ka një emër…..”, shkruan ai

Fredi Beleri u arrestua për blerje votash, 2 ditë para zgjedhjeve vendore. Një person bashkëpunoi me policinë dhe prokurorinë e Vlorës për të dokumentuar faktin e akuzës.

I infiltruari arriti të merrte shumën prej 40 mijë lekëve të reja në kërkim të 8 votave në favor të Belerit. Beleri u shpall fitues nga qelia në zgjedhje, por betimi i tij nuk u krye asnjëherë për të marrë detyrën.

Arrestimi i tij ka nxitur reagimin e Athinës e cila kërkon me ngulm lirimin e tij duke deklaruar se arrestimi i tij ka lidhje politike.