Editorial 4 Prill 2024, 09:51

Pas McGonical, Edi Rama shfaqet në një tjetër skandal në Amerikë

Shkruar nga Sokol Pepushaj

 

Pas McGonical, Edi Rama shfaqet në një tjetër skandal në
Edi Rama /

Një bombë e re do plasë shpejt. Kongresi amerikan, po zien si një konglomerat rrymash nëpër përzierjet e pisllëqeve të krye mafiozit të Ballkanit...

Pasi bleu dhe fundosi shefin e FBI-së për New Yorkun, Charles McGonigal, krye mafiozi i Ballkanit, ka hapur një tjetër skandal  korruptiv në Amerikë.

Ky është Edi Rama. Sapo mbyll një varr për miqtë e vet, gërmon një tjetër.

Mih gjithmonë në hale, prandaj edhe mban erë të keqe, si në skutat e SPAK-ut që fshehin dosjet më të “qelbura” nga krimi, ashtu edhe nën sqetullat e dobësisë diplomatike, që joshet nga aferat atrofizuese, deri në mpirje të pangopësisë.

Dobiçet që vijnë e lajnë brekët në Adriatik dhe Jon, edhe pse nuk janë arkiva jonë, po përdoren si arkitrarë nga shërbimet e sigurisë kombëtare të Amerikës, që Babloku ua ka zbehur autoritetin.

Bablokut dhe gjithë McGonigalëve të tij, u është varur “lëkura” në gozhdë.

Të vetët po i tredhin, Bablokun po e mjelin.

Edhe qumështi këtej mungon, pasi çdo zyrtari i ka futur një biberon në gojë, prandaj mafia ruse, kineze dhe amerikane, ka filluar të shpikë ‘gjinjtë’ e puseve të naftës, ujërave të deteve, lumenjve e përrenjve dhe luleve në male.

Investimet strategjike, janë pikë nevralgjike e sistemit të korrupsionit.

Ju e shihni apo jo, sapo SPAK mori për “kujdes mjekësor” Ilir Beqjen dhe Olta Xhaçkën, nën dyshek Rama u kishte futur dhjetëra milionë dollarë, hotele me 5 yje, toka e prona, edhe tek përrenjtë ku lahen fshatarët.  

‘Bet’hoveni’ i muzikës mafioze, ka zgjuar nga muzeu i mitologjisë greke, nëntë hyjneshat, nëntë bijat e Zeusit.

Frymëzim artistik si në familjen e Edi Ramës, nuk gjen në Botë.

Ky shkarravit e shet piktura, sa nuk ka asnjë piktor si veten, që bën aq para, ky tregton libra, sa William Shakespeare të duket si muzg para këtij dielli që shndrit kuletën e vet dhe nxin historinë e njerëzimit.

Edhe djali i tij ka përfituar nga shitja e veprave artistike, megjithëse fshati e njeh si çyryk që nuk mbush.

Brazda ku mbushen thasët me dollarë, është një vijë fshati ku lagen të gjithë.

Kudo nëpër fshat, hajdutët e pushtetit mburren, se Bablokut nuk i reziston asnjë diplomat më shumë se 6 muaj.

Kjo ngjan të jetë rrudha në fytyrën e ambasadorit të ri David Kostelançik, sa ambasada amerikane vazhdon ende pa krye, por me ca patronazhistë që punojnë në të zezë e favorizojnë kriminelët e diferencojnë ata që ngrenë zërin kundër mafies.

I forti po i bie të dobëtit dhe po i pi djersën deri në fund të vijës kurrizore.

Nuk ngopen monstrat, nuk pyesin as për ligjin as për moralin.  

Pas McGonical, Edi Rama shfaqet në një tjetër skandal në
Edi Rama dhe Richard Grenell /

 Pas McGonigalit, Babloku po çon në hell edhe Richard Grenellin.

Washington Post, ngre alarmin para kombit amerikan, se lëvizjet e Grenellit në skenën ndërkombëtare me Edi Ramën, “kanë alarmuar thellësisht zyrtarët e sigurisë kombëtare dhe diplomatët, të cilët po japin alarmin se ai po inkurajon aktorë të këqij dhe po rrezikon interesat e SHBA në mënyrë që t’i shërbejë agjendës personale...”.

Bombë e re do plasë shpejt.

Kongresi amerikan, po zien si një konglomerat rrymash nëpër përzierjet e pisllëqeve të krye mafiozit të Ballkanit.

Pa u mbyllur dosja Rama- McGonogal, Sulltani i Surrelit shfaqet në një skandal tjetër në Amerikë./Pamfleti

mcgonical edi rama richard grenell amerika skandali

Editorial