Politike26 Shkurt 2024, 22:50

“Përfitojnë ish-zyrtarët e korruptuar”, Sula për Amnistinë Penale: Hera e parë që s’ka konsensus të gjerë!

Shkruar nga Pamfleti

“Përfitojnë ish-zyrtarët e korruptuar”, Sula për

Amnistia Penale është kthyer në një debat të nxehtë mes palëve politike në Shqipëri, ku PD zyrtare ka qëndrimin e prerë për të votuar vetëm versionin fillestar të projektligjit, ndërsa Rithemelimi, qartë ka vendosur si kusht bashkëkryetarin e Reformës Zgjedhore dhe lejimin e komisioneve hetimore.

Në studion e emisionit ‘5 Pyetjet’ në ‘Report Tv’, deputeti i PD-së së Rithemelimit, Dashnor Sula tha se kjo është hera e parë që nuk ka konsensus të gjerë për miratimin e një amnistie penale. Sipas tij, nga kjo amnisti mund të përfitojnë edhe ish-zyrtarë të lartë.

Nga 2005 që kam qenë në parlament është hera e parë që nuk ka konsensus të gjerë. Demokracia është pjesëmarrje. Në momentin që i heq këtë fjalë, nuk është më e tillë. Amnistia duhet të ishte një produkt me specialistë me një studim të hollësishëm.

Në momentin që arrin të fusësh interesat personale... këto të mazhorancës thonë t’u falim një vit këtyre të GJKKO e SPAK t’u tregojmë se nuk janë vetëm”, tha Sula.

sula