Politike24 Qershor 2024, 14:18

Përpjekje e kotë për të ringjallur “kalin e ngordhur”

Shkruar nga Pamfleti
Përpjekje e kotë për të ringjallur “kalin e
Sali Berisha /

Ligjërisht, dosja e ish-kompleksit “Partizani”, për të cilën Sali Berisha është ndaluar të dalë nga shtëpia, nuk ka lidhje me ri-kthimin e vulës së PD-së, sepse veprën penale në favor të dhëndrit ndërtues, ai e ka kryer kur e ka pasur vulën e qeverisë e të partisë...

Pasi Gjykata e Apelit i dha Foltores vulën e PD-ës, duke legjitimuar si kryetar Sali Berishën, foltoristët kaluan në delir e harbim dhe nisën sulmin kundër SPAK-ut e Gjykatës së Posaçme, për ta nxjerrë nga arresti i shtëpisë para djegies së mandatit.

Por ligjërisht, dosja e ish-kompleksit “Partizani”, për të cilën Sali Berisha është ndaluar të dalë nga shtëpia, nuk ka lidhje me ri-kthimin e vulës së PD-ës, sepse veprën penale në favor të dhëndrit ndërtues, ai e ka kryer kur e ka pasur vulën e qeverisë e të partisë.

Ndërkohë që foltoristët kërkojnë lirimin e tij, Sali Berishës iu dha një goditje tjetër e fortë nga Gjykata e Anglisë, duke i lënë në fuqi vendimin “non- grata”, që i ndalon hyrjen në Britani.

Sikur të mos mjaftonte vendimi gjyqësor i Londrës, më 18 qershor 2024, Sali Berishës iu dha goditje dhe nga Gjykata e Posaçme e Apelit e Shqipërisë, që vendosi lënien në arrest shtëpie të tij, për veprën penale “Shpërdorim detyre, favorizim interesash familjare e korrupsion”.

Foltoristët kanë krijuar një front sulmi donkishotesk kundër vendimit “non- grata” të SHBA, kundër vendimit gjyqësor të Londrës që la në fuqi “non- grata”-n, dhe kundër vendimeve të SPAK e Gjykatës së Posaçme  që ka lënë në arrest shtëpie Sali Berishën.

Harbimi i foltoristëve me denigrime kundër SHBA e Britanisë, për ti hequr Sali Berishës dy damkat “non- grata”, dhe me kërcënime ndaj drejtësisë shqiptare, është lodhje e kot për të ri-ngjallur “kalin e ngordhur” të PD.

Sepse në vendimet “non- grata”, për Sali Berishën ka prova të shumta për korrupsion, pengim të drejtësisë për të mos hetuar familjarët, ministrat, drejtorët dhe klanin e tij mafioz, gjatë dy pushteteve kur ishte 5 vite president e 8 vite kryeministër.

Këtë e ka deklaruar DASH, ndërsa në vendimin “non- grata” dhe në vendimin e Gjykatës së Londrës, përveç korrupsionit të Sali Berishës, përmenden lidhjet me grupet kriminale në Angli.

I është skeduar me prova, ndërhyrja për mos hetimin dhe mos arrestimin e mikut të tij serbo-boshnjak Damir Fazlliç, përfitues i fondeve, pasurive licencave shtetërore dhe ortak në biznese e pastrim parash, me vajzën Argita Berisha e dhëndrin Jamarbër Malltezi.

Ndërsa SPAK dhe GJKKO, i kanë vendosur masën “Arrest shtëpie”, mbështetur në provat e aferës me vendimet dhe procedurat klienteliste të përshpejtuara qeveritare, për përfitimin pasuror të tokës e objekteve në ish-kompleksin “Partizani”, ku Berishët e Malltezët kanë ndërtuar kulla.

Përveç aferës “Partizani”, Sali Berisha me dy damka “Non grata”, po hetohet dhe për privatizimin e ARMO, të 4 HEC-ve shtetërore; rrëmbim-zhdukjen e Remzi Hoxhës, 21 Janarin, por kryqëzohet dhe si urdhërues, vendim-marrës e përfshirë në dosjet Gërdeci, CEZ-DIA etj.

Nuk themi, të mos luftojnë për të liruar kryetarin “Non grata”, por me gjithë këto zullume e krime që ka bërë Sali Berisha, “tufa” e foltoristëve, po lodhen kot duke ulëritur poshtë ballkonit dhe në media e duke djegur goma pas gardhit të Bashkisë-Tiranë, sepse “kalin e ngordhur”, nuk e shpëtojnë dot nga drejtësia as me vulë.

Mbasi logjikisht, edhe nëse do vendoset të nxirret nga arresti i shtëpisë, Sali Berisha nuk mund të lirohet, sepse Kodi i Procedurës Penale thotë: Personi i arrestuar, lirohet vetëm nëse paralelisht, nuk është në hetim për vepra të tjera penale. Saliu ka shumë bëma penale./Pamfleti

kali i ngordhur përpjekja