Kosova16 Shkurt 2024, 07:15

Baton Haxhiu: Mesazhi i fortë i Blinken për Kosovën nga Tirana

Shkruar nga Pamfleti
Baton Haxhiu: Mesazhi i fortë i Blinken për Kosovën nga Tirana
Baton Haxhiu

Duke bërë një analizë për politikën rajonale, Baton Haxhiu u shpreh se problemi kryesor aktualisht në Ballkan është Kosova. Sipas tij, ka një sërë etiketimesh nga ndërkombëtarët ndaj qeverisë së Kosovës në një kohë të shkurtër e për pasojë edhe Blinken thotë ai nuk u ndal shumë te kjo çështje.

'Kosova si shtet është multietnik dhe nuk e ka tagerin e as të drejtën, që të përzihet në Maqedoni. Vuçizimi i proceseve politike si­ç do ta bëjë Kurti, të shndërrohet në një “Vuçiç shqiptar” ka krijuar këto problematika. Prandaj është Shqipëria ajo që vizitohet nga Blinken. Për faktin që Vuçiç kërkon të ketë 4 pika destabilizuese dhe të faktorizohet si i tillë, normalisht nuk e ka zotin Blinken, por e ka zotin Hill i cili është kujdestar i të mirës e keqes, me gjithë mospajtimet që ka me të. Krejt në fund, desha të ndalem te vizita. Kosova është problem kryesor në këtë moment e sidomos qeveria. Ka fjali të rënda që në një shpejtësi kaq të madhe, Kosova të etiketohet si e tillë. Etiketimi është i pashembullt si nga O’Brien, si nga ambasadori…O’Brien sot është në Mal të Zi, nesër në Maqedoni për shkak të këtyre dy krizave që ka marrë përsipër.', tha Baton Haxhiu.

Më tej, analisti tha se nëse lidershipi i Kosovës vijon me këto qëndrime, baza e të ardhmes së saj do të jetë Tirana.

“Mesazhi më i rëndë i heshtjes së Blinken për Kosovën është refuzimi për me u marrë me Kosovën.  Kjo është gjëja më e rëndë që ka ndodhur sot. Nëse kështu vazhdon lidershipi i Kosovës, baza e negociatave, e të ardhmes, e përkujdesjeve, kushdo që të jetë në të ardhmen, Rama apo dikush tjetër… Baza e të ardhmes për qeverinë kryeneçe të Kosovës do të jetë Tirana.”, tha ai në “Opinion” .

baton haxhiu