Politike19 Qershor 2024, 19:38

PS lëviz drejtuesit politikë? Detajet çfarë pritet të sjellë Kongresi i 20 korrikut

Shkruar nga Pamfleti

PS lëviz drejtuesit politikë? Detajet çfarë pritet të

Më 20 korrik Partia Socialiste do të mbledh kongresin i cili do të zgjedh asamblenë e re. Mbledhja pritet të prodhojë ndryshime të drejtuesve politik në qarqe nga kryesocialisti 10 muaj përpara se të mbahen zgjedhjet parlamentare.

10 muaj përpara zgjedhjeve parlamentare të 2025-ës socialistët kanë hyrë në proces zgjedhor brenda partisë.

Kongresi që do të mbahet më 20 korrik do të zgjedh jo vetëm asamblenë e re por pritet të sjell ndryshime të drejtuesve politik në qarqe nga ana e kryesocialistit.

Në një kohë kur Edi Rama synon të marrë mandatin e katërt dhe partia është në periudhë rienergjizimi, pritet të ketë disa ndryshime potenciale të drejtuesve politik, ata të cilët do të udhëheqin garën elektorale në qarkun që do të mbulojnë.

3 nga qarqet që mund të ndryshojnë janë Tirana, Durrësi dhe Elbasani. Të treja qarqe me peshë elektorale për shkak të numrit të mandateve të deputetëve që prodhojnë por edhe faktit që asnjëra prej tyre nuk njihet si bastion i njërës apo tjetrës krah politik.

Aktualisht në Tiranë partia socialiste ka si drejtues qarku kryebashkiakun Erion Veliaj, por mbetet për t’u parë nëse do të rikonfirmohet në këtë post.

Një tjetër qark ku socialistët kanë bërë shpesh lëvizje të drejtuesit politik është Durrësi. Qark i rëndësishëm jo vetëm nga aspekti ekonomik, por edhe politik. Drejtues aktual i qarkut është Ardian Cela, por pritet që në këtë qark të ketë ndryshim.

Pasi Edi Rama e largoi nga detyra e numrit dy të partisë, atë të sekretarit të përgjithshëm, Damian Gjikurit në Elbasan i rrezikohet qëndrimi si drejtues politik për udhëhequr fushatën e 2025-ës.

Ndryshime socialistët mund të kenë edhe në drejtimin e disa qarqeve të veriut. /Euronews Albania