Politike16 Qershor 2024, 12:16

“Qeveria komplet kundër opozitës”, Shehu tregon prapaskenat për vulën e Partisë Demokratike

Shkruar nga Pamfleti

“Qeveria komplet kundër opozitës”, Shehu tregon

Deputeti i Partisë Demokratike Tritan Shehu tha se flamuri i PD është zyrtarizuar aty ku e kishte vendin, në selinë e kësaj partie.

Sipas tij, kishte një komplot nga partia në pushtet dhe disa “paterica” të saj për të nxjerrë jashtë ligjit Partinë Demokratike.

“Ishte një kalvar jo i shkurtër përpjekjesh për rrëmbimin e flamurit, tendencë për ta nxjerrë jashtë ligjit. Ka qenë një komplot për ta nxjerrë jashtë ligjit PD, i organizuar nga regjimi me disa instrumente të sistemet të drejtësisë dhe disa patericave të tyre. PD nuk ka pasur përçarje se PD nuk janë disa individë, por është anëtarësia dhe baza, që kanë qenë gjithmonë të bashkuar duke iu kundërvënë komplotit të regjimit për të përçarë PD. Rëndësi ka baza, militanët që kanë qenë krejtësisht të bashkuar për t’iu kundërvënë regjimit”, tha Shehu për “News”.