Politike30 Prill 2024, 18:59

"Rama është dirigjent", Basha kundër protestës para bashkisë: Pjesëmarrje e ulët, po përdoren për axhenda personale politike

Shkruar nga Pamfleti

"Rama është dirigjent", Basha kundër protestës

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka komentuar protestën para Bashkisë së Tiranës.

Basha tha se protesta e Rithemelimit para bashkisë po bëhet për interesa të brendshme personale politike.

Ai theksoi gjithashtu se nëse nuk do të ishte keqpërdorur pjesëmarrja do të ishte më e madhe.

Nuk është keq të protestohet, aq më shumë në gjendjen ku ndodhet vendi. Nuk ndihem mirë që një protestë në veçanti kur skandalet në bashki kanë marrë dhënë të ketë dimensione modeste. Opozita duhet të reflektojë për nevojën për të rritur besueshmërinë dhe të drejtohet për interes të qytetarëve. Nuk mund të them asgjë përveçse përgëzime për ata që dalin e të protestojnë, por janë shumë pak protestues. Kryesore është që qytetarët të gjejnë veten e tyre në këto kauza dhe mos të përdoren për axhendë të brendshme të vetë opozitës. Këto protesta në vend që të orientohen nga interesi qytetar janë orientuar nga axhenda të brendshme politike”, tha Basha për Report TV

Më tej, Lulzim Basha theksoi se protesta është e dirigjuar nga Rama.

Në momentin që fokusojmë energjitë te keq qeverisja Edi Ramës, që është dirigjent i këtyre protestave”, tha Basha.

Kryedemokrati ka dalë kundër dhunës së përdorur në protestë, ndërsa shtoi se tejkalimi i gjërave nuk i shërben kauzave.

Nuk kemi garë me askënd tjetër për të treguar përmes protestave se kush ka monopolin e opozitës. Nëse dikush mbivendos agjendën personale mbi atë të qytetarëve, kjo dëmton kauzën e qytetarëve. Shqiptarët kanë nevojë të shohin një opozitë të besueshme. Që të krijosh besueshmëri duhet të jesh koherent. Ata protestues aty nuk janë mjaftueshëm, nuk mendoj se tejkalimi i gjërave i shërben kauzës. Përpjekje për të marrë protagonizëm”, theksoi Basha

Basha ka akuzuar gjithashtu Veliajn dhe Ramën se sipas tij kanë mbyllur sytë para asaj që e quan korrupsion për çështjen e inceneratorëve.

lulzim basha protesta bashkia tirane