Politike15 Qershor 2024, 08:14

Samiti i Paqes për Ukrainën, Presidenti Bajram Begaj shkon në Zvicër

Shkruar nga Pamfleti

Samiti i Paqes për Ukrainën, Presidenti Bajram Begaj shkon në

Presidenti Bajram Begaj, niset sot drejt Zvicrës për të marrë pjesë në Samitin e nivelit të lartë të Paqes për Ukrainën, që do të zhvillohet më datat 15-16 qershor 2024 në Bürgenstock, pranë qytetit të Lucernës.

Samiti do të bazohet në diskutimet, veçanërisht mbi formulën e paqes në Ukrainë, propozimet e tjera të paqes bazuar në Kartën e OKB-së dhe parimet kryesore të së drejtës ndërkombëtare.

Presidenti Begaj do të jetë në këtë samit krahas personaliteteve më të larta të botës.