Politike18 Maj 2024, 17:09

“S'donte të lironte të burgosurit politikë në ’90-n”/ Berisha iu përgjigjet akuzave të Ramës: Shpifje dhe trillime!

Shkruar nga Pamfleti

“S'donte të lironte të burgosurit politikë në

Ish-kryeministri Sali Berisha e ka quajtur shpifje, deklaratën e kryeministrit Edi Rama, i cili tha se në 1990 Berisha refuzoi të firmoste një peticioni ndaj Ramiz Alisë ku kërkohej të dënohej figura e Enver Hoxhës si dhe të liroheshin të burgosurit politikë.

Me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook”, Berisha ka hedhur poshtë pretendimet e Ramës, teksa theksoi se PD në të gjitha protestat e saj asokohe, doli me sloganin “Lironi vëllezërit tanë”.

Ish kryeministria shkoi më tej duke i bërë thirrje Ramës që të dënojë firmat prej xhelati të babait të tij biologjik, piktorit kriminel Kristaq Rama, për varjen publike të poetit disident Havzi Nela dhe ekzekutimin e qytetarëve të thjeshtë të pafajshëm si kundërshtarë të diktaturës hoxhiste.

“Reagim ndaj një shpifësi të shpërfytyruar! Sot Edi Rama nxori në treg shpifjen e radhës. Sipas tij Sali Berisha nuk donte lirimin e të burgosurve politikë. Një shpifje të tillë banale nuk e ka nxjerrë nga goja njeri tjetër kurrë, përveç shpifësit të shpërfytyruar Edi Rama. Në dhjetor të vitit 1990 në burgjet dhe kampet e Shqipërisë kishte mijëra e mijëra të burgosur dhe të internuar politikë.

Partia Demokratike në të gjitha protestat e saj në mbarë vendin doli me sloganin “Lironi vëllezërit tanë” dhe denoncoi në arenën ndërkombëtare mashtrimin e etërve të Edi Ramës se Shqipëria kishte vetëm 100 të burgosur politikë. Me protestat dhe denoncimet e saj arriti t’i imponojë regjimit lirimin e të burgosurve politik të cilët nga burgjet dhe kampet u anëtarësuan në radhët e PD-së dhe u zgjodhën në të gjitha strukturat drejtuese të saja.

Shpifjet dhe trillimet e Edi Ramës dëshmojnë thjesht pafytyrësi. Por pavarësisht nga kjo i kërkoj atij nëse i ka mbetur ndonjë grimcë njerëzore në amoralitetin e tij, të dënojë firmat prej xhelati të babait të tij biologjik, piktorit kriminel Kristaq Rama, për varjen publike të poetit disident Havzi Nela dhe ekzekutimin e qytetarëve të thjeshtë të pafajshëm si kundërshtarë të diktaturës hoxhiste”, deklaroi Berisha.

 

sali berisha edi rama