Politike30 Nëntor 2023, 14:36

Seanca për “Butrintin”, Ina Zhupa: Nuk do tërhiqemi deri në fund!

Shkruar nga Pamfleti

Seanca për “Butrintin”, Ina Zhupa: Nuk do tërhiqemi deri

Deputetja Demokrate, Ina Zhupa, në një prononcim për mediat ka folur në lidhje me seancën që po zhvillohet në Gjykatën Kushtetuese për çështjen “Butrinti”.

Zhupa shprehet se shpreson të merret vendimi i duhur dhe të mbrohen interesat kombëtare.

Nëse Kushtetuesja bën interesat që i interesojnë një shteti tjetër, atëherë Butrinti rrezikon territorin… Butrinti në këtë koncesion cënohet se nuk do jetë më pozita e tij në UNESCO. Rasti që solli Kuvendi, ku tha se në Drezen është ndërtuar pavarësisht që ishte në UNESCO por harroi që pasi ndodhi kjo u hoq nga UNESCO.

Ne kemi besim tek gjykimi kushtetues, pavarësisht kërkesës që kemi bërë për përjashtimin e 3 gjyqtarëve. Besoj se Gjykata do qëndrojë në standardin që ka krijuar vetë. Ne nuk do tërhiqemi dhe do ndjekim çdo hap institucional, brenda dhe jashtë vendit”, u shpreh Zhupa.

seanca për butrintin ina zhupa