Politike30 Mars 2023, 14:45

"Është kthyer në mjeshtre, ia kalon Ramës", Spaho akuza ministres: Po shpif për largimet e shqiptarëve, sikur i nxjerr nga hundët!

Shkruar nga Pamfleti

 

"Është kthyer në mjeshtre, ia kalon Ramës", Spaho
Deputeti i Partisë Demokratike, Edmond Spaho

Deputeti i Partisë Demokratike, Edmond Spaho ditën e sotme nga salla e Kuvendit ka akuzuar ministren e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimajt duke e quajtur "gënjeshtare" dhe "shpifëse".

Po ashtu, ai e krahason Ibrahimajn me kryeministrin, duke thënë se është bërë 'mjeshtre', duke nënkuptuar se mashtron për politikat e qeverisë për ligjet, rritjen e çmimeve, jetesën në Shqipëri. 

"Kjo nuk e ka fare synim që ta dijë se me sa euro jetohet në fshatra dhe qytete. Synimi dhe modeli i saj është që të flasë me gjuhën e ustait të vet, sikur i ka nxjerrë nga hundët, shpif, shpif, gënje, se diçka do ngelet. Është kthyer në mjeshtre, ia ka kaluar edhe Ramës.

Unë me Ramën po e krahasoj pse po e fyej? Taksat më të larta. Rendi dhe siguria nuk kanë qënë kurrë si sot, të nesërmen 4 të tjerë u vranë, mos u shqetësuar aspak, fjeti si qingj. Ky propozim është pjesë e strategjisë për ta zbarzur Shqipërinë. I urren më të diturit, më të zotit.

Ligji është diskriminues, do përfundojë në Gjykatën Kushtetuese. Pse bizneset dividentin e taton 30%, me efekte prapavepruese, e morën dividentin...kurse këtyre duhet t'i biem kokës. Ka 10 vjet që vazhdon kjo për të zbrazur Shqipërinë. Ka 10 vite që nuk rriten pagat, përveç se disa kategorive.

Janë rritur çmimet e banesave. Duhet të durosh dhe talljet, bëjë një fëmijë, është më shtrenjtë se në Paris. Ju qëshni, duhet ta korrigjoni, kanë ikur shqiptarët.", tha Spaho.

 

ibrahimaj tabaku