Politike13 Qershor 2024, 21:28

SPAK gati urdhër-arrestet: Meta futet në burg, Monika izolohet në shtëpi

Shkruar nga Pamfleti

SPAK gati urdhër-arrestet: Meta futet në burg, Monika izolohet në

Analisti Arian Curri ka paralajmërua se SPAK i ka gati urdhër-arrestet për Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin. Në “Top Story” ai u shpreh se SPAK e ka kopsitur dosjen për aferat e tyre dhe marrja sot e Metës në pyetje ka qenë thjesht formale, përara se të ngrihen akuzat. Sipas tij, SPAK do kërkojë arrestimin e Metës dhe “arrest në shtëpi” për Monikën.

Për Kryemadhin do jepet masa e arrestit në shtëpi dhe për Metën do kërkohet masa e arrestit me burg dhe këta po kërkojnë, të shpëtojë nga kjo masë sigurie. Strategjia kryesore është ajo që kemi parë në serialet amerikane, duke i hedhur përgjegjësinë njëri-tjetrit. Dhe nëse dikur ne thoshim se filmat i paraprinë realitetit, kemi një ngjarje të kthyer përmbys. Këta ja u kanë kaluar dhe filmave. Prandaj ai thotë nuk di se çfarë ka bërë Monika”, tha ai.