Politike13 Prill 2024, 15:52

SPAK-u “divorcon” Metën nga Berisha, malësori i Skraparit i jep fund aleancës me malësorin e Tropojës!

Shkruar nga Pamfleti
SPAK-u “divorcon” Metën nga Berisha, malësori i Skraparit
Meta-Berisha

Koalicioni Bashkë Fitojmë nuk funksionoi. Nëse do të kishte funksionuar, do të kishte fituar...

Ilir Meta duket se ka vulosur ndarjen nga Sali Berisha. Për një kohë të gjatë kreu i PL qëndroi i distancuar prej tij, teksa duket se tani është rikthyer “fuqishëm”. Çdo mëngjes shfaqet në palestër, vrapon maleve dhe hipën mbi hekura.

Sot Meta ju rikthye disfatës së zgjedhjeve vendore dhe paralajmëroi se nuk do të ketë më koalicion me Berishën. Me gjasë në zgjedhjet që vijnë ai do të shkojë i vetëm, teksa ja faturoi humbjen në 14 maj Saliut. Meta deklaroi hapur se Koalicioni “Bashkë Fitojmë” nuk funksionoi. Pra qetësia dhe dashuria mes tyre duket se mori fund.

Në zgjedhjet e fundit vendore kur edhe një pjesë e përfaqësuesve të PD-së ishin të shqetësuar pse unë vija mbështesja kandidatin e përbashkët, se ajo nuk kishte shance për të fituar, në vend që të gjithë të bashkoheshin për fitoren e opozitës këtu. Në këtë e pamë në Fier kur vajta të vizitoja selinë e kandidatit të përbashkët, që ishte më e madhe se ajo e Donald Trump dhe ku dera ishte e mbyllur. E pamë këtë kudo. Koalicioni Bashke Fitojmë nuk funksionoi. Nëse do të kishte funksionuar, do të kishte fituar. Fakti që koalicioni bashkë fitojmë nuk fitoi tregoi që nuk funksionoi. E tregon dhe këshilli bashkiak këtu. Opozita lokale këtu është ku thërret qameti”, deklaroi Ilir Meta nga Korça.

Pra duket se tani secili do të shohë hallin e tij. Saliu është mbyllur mes katër mureve dhe Likës nuk i hyn më në punë. Duket se ky i fundit tani do të hyjë në garë për frerët e opozitës. Teksa në PD zihen e shahen se kush e ka vulën, Meta ka ambicie të rikthejë LSI-në e dikurshme, me shpresën se do të jetë partia që vendos qeverinë. Por PL është shpartalluar në të gjitha krahët. Nuk ka më mbështetës, strukturat janë copë-copë dhe Ilir Meta nuk hedh më lekë nga frika e hetimeve. Duke qëndruar këtu, Iliri ka dhe një tjetër hall më të madh: SPAK-un. Vjehrra e tij u mor për 5 orë në pyetje dhe sot ai deklaroi se nuk i interesonte.

Një gjë duhet ta di, SPAK-u se nuk do u them tarallaku, PL nuk sekuestrohet. Mund të sekuestrohet SPAK përpara, po PL nuk sekuestrohet. Le të hetojnë kallëzimet që kemi bërë, përndryshe pasojat ndaj tyre ta do të jenë fatale”, shtoi Meta./Pamfleti