Politike30 Mars 2023, 12:41

Vrasjet dhe sulmi ndaj Top Channel, Salianji ironizon Ramën dhe Çuçin: A jemi të sigurt këtu, apo s’bie rrufeja në… Parlament?

Shkruar nga Pamfleti
Vrasjet dhe sulmi ndaj Top Channel, Salianji ironizon Ramën dhe

Deputeti demokrat Ervin Salianji nisur nga situata e fundit kriminale në Shqipëri ka ironizuar qeverinë gjatë fjalës së tij në Kuvend.

Nisur nga mungesa e kryeministrit Edi Rama dhe ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi në sallën e Kuvendit, Salianji i ka ftuar që të dalin para qytetarëve dhe të japin llogari dhe ta lënë luftën imagjinare me fjalë që po zhvillojnë në Twitter.

Duke qenë se në çdo rrugë, rrugicë, qytet, nëpër bare, nëpër institucione që mendohet se nuk mund të preken si mediat ka shpërthyer dhuna, kemi ndonjë risk ne që vijmë në punë apo nisemi nga parimi “Nuk bie rrufeja në…Parlament. Në kushte e tilla të degradimit të rendit dhe sigurisë duhet që kryeministri dhe ministri i Brendshëm ta lënë luftën në Twitter dhe të vijnë këtu. Është dita sot kur kryeministri dhe ministri të vijnë të japin llogari para qytetarëve dhe Parlamentit pastaj jo vetëm fjala dhe lufta imagjinare në Tëitter por një luftë reale e shteti kundër bandave kriminale për të treguar që këtu ka qeveri, ka shtet dhe ka institucione. Sjellja dhe reagimi i qeverisë në kushte të tilla është shqetësuese.”- tha Salianji.

salianji vrasjet dhe sulmi ndaj top channel