Politike13 Prill 2024, 11:42

Tatimi i profesioneve të lira, Tabaku: Njoftimi nga Drejtoria e Tatimeve është abuzues

Shkruar nga Pamfleti

 

Tatimi i profesioneve të lira, Tabaku: Njoftimi nga Drejtoria e Tatimeve
Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku, ka deklaruar se Drejtoria e Tatimeve ka njoftuar këstet për tatimin tek profesionistët e lirë, me një nxitim të pashpjegueshëm dhe të padrejtë, pasi ende nuk ka një vendim nga Gjykata Kushtetuese.

Deputetja u shpreh se njoftimi i kësteve janë abuzuese, duke shtuar se i kërkohet profesionisteve të vetëdeklarojnë xhiron vjetore, të deklarojnë mënyrën e pagesës e detaje të tjera që cënojnë çdo parim normal të funksionimit të biznesit.

“Nxitimi i Drejtorisë së Tatimeve është ajo e një qeverie që do të përfitojë nga rasti për t’u marrë djersën e ballit një shtrese që punon për të rritur të ardhurat sipas ligjit dhe që vë në funksion të shoqërisë dijen dhe eksperiencën e tyre”, u shpreh Tabaku. Deputetja  theksoi se ky është një sistem ku puna penalizohet, sipërmarrja “gjobitet” dhe hajdutëria ngrihet në piedestal.

"Nderkohë që jemi në pritje të vendimit të Gjykatës Kushtetuese për shqyrtimin edhe vendimin ndaj padisë së dërguar mbi Tatimin e Profesioneve të Lira, Drejtoria e Tatimeve njofton këstet për tatimin tek profesionistët e lirë me një nxitim të pashpjegueshëm dhe të padrejtë.

Njoftimet e publikuara dhe që më janë nisur në masë nga profesionistët e lirë janë abuzuese. Siç e kam paralajmëruar i kërkohet profesionisteve të vetëdeklarojnë xhiron vjetore, të deklarojnë mënyrën e pagesës e detaje të tjera që cënojnë çdo parim normal të funksionimit të biznesit.

Nxitimi i Drejtorisë së Tatimeve është ajo e një qeverie që do të përfitojë nga rasti për t’u marrë djersën e ballit një shtrese që punon për të rritur të ardhurat sipas ligjit dhe që vë në funksion të shoqërisë dijen dhe eksperiencën e tyre.
Çfarë është ky sistem ku puna penalizohet? ku sipërmarrja “gjobitet” e hajdutëria ngrihet në piedestal? A e mendoni një sipërmarrës ekonomist apo audities, një farmacist a një të ri ne fushën e teknogjisë së informacionit se cfarë modeli i ofrojmë? Mbitaksojmë padrejtësisht iniciativën e lirë e promovojmë me lehtësira fiskale dhe zero taksa korrupsionin në tendera e koncesione! Gjykata kushtetuese duhet të marrë në shqyrtim padinë e grupit parlamentar të PD dhe palëve të interesuara si auditët, kontabilistët, juristët e noterët që janë tashmë të depozituara", u shpreh Tabaku.

Në datë 22.12.2023 është miratuar VKM finalpër tatimin e profesioneve të lira. Kjo kategori filloi të paguajë tatim mbi fitimin nga Janari 2024. Në kategorinë e profesioneve të lira janë përfshirë pjesa më e madhe e shërbimeve dhe janë lënë jashtë tregtia, prodhimi, ndërtimi, transporti dhe akomodimi. Ndërkohë shërbimet e tjera si IT, agjensi imobiliare, shërbime teknike (ekonomist, jurist, arkitekt, etj), shëndetësia dhe të ngjashme.

jorida tabaku tatimi i prpfesioneve te lira