Editorial 1 Mars 2024, 09:40

Të panjohurat e militarizimit të Shqipërisë për Ukrainën

Shkruar nga Pamfleti

 

Të panjohurat e militarizimit të Shqipërisë për
Prezenca e çuditshme e Aleks Soros, në delegacionin shqiptar tek Samiti për Ukrainën /

Shqipëria do të jetë nënkontraktore e një kontrate të madhe, ku Alex Soros ka një rol kyç, po shumë të madh në këtë ndërmarrje.

Tashmë është vendosur, Shqipëria do të nisë prodhimin masiv të municioneve për llogari të luftës në Ukrainë. Ku, sipas planit fillestar, do të prodhohen predha të 10 kalibrave të ndryshëm, duke pasur një reservë edhe për kalibra të tjerë.

Po si do të realizohet ky prodhim? Kush do ta financojë, kush do ta drejtojë, e kush do të përfitojë?

Burime diplomatike, i thanë ‘Pamfleti’-t, se një trust i madh amerikan do të marrë në dorë të gjithë industrinë ushtarake shqiptare, e të angazhojë specialistët që në vite kanë prodhuar municionet luftarake. Por këto nuk mjaftojnë e shumë shpejt mund të vijnë punonjës të huaj të specializuar nga Ukraina për të marrë në dorë produksionin e materialeve luftarake në Shqipëri, në sherbim të luftës.

Shkurt, Shqipëria do të jetë nënkontratkore e një kontrate të madhe, ku Alex Soros ka një rol kyç, po shumë të madh në këtë ndërmarrje.

E njëjtë si me kontratat e burimeve natyrore, të naftës e gazit, shteti shqiptar nuk do të ketë rol të dorës së parë në prodhimin e materialeve luftarake.

Qeveria shqiptare, ose kompani të lidhura me qeverinë shqiptare, thjesht do të jenë nënkontaktorë për infrastrukturën.

Nga java e ardhshme në Elbasan e Poliçan do të mbërrijnë disa nga kompanitë e mëdha ukrainase e amerikane që do të riaktivizojnë prodhimin e municioneve. E gjithë hapësira në këto ndërmarrje do të jetë zonë ushtarake. Askush nuk mund t’i afrohet, ndërkohë që nënkontraktorët do të operojnë vetëm me furnizimin infrastrukturor.

Siç mësohet, i gjithë ky prodhim do të bëhet nga një konsorcium që po merret me armët e Ukrainës, por në çdo vend evropian do të duhet të tregojë në tatime të gjitha të dhënat. Në Shqipëri nuk do të ketë asnjë detyrim të tillë; vendi do të kthehet në një kantier lufte, i njëjtë me fasonët, e sipas gjasave do të ketë shumë të punësuar.

Por nuk bëhet fjalë për prokurime nga kompanitë shqiptare apo kontrata të tyre. E tha edhe vetë Edi Rama si dje edhe sot, po ende nuk ka pasur asnjë zë kritik që të flasë për të mirat, fitimet, dhe rreziqet e vendit tonë që po kthehet në një insustri e luftës së Volodomir Zelenskit.

SHBA, mësohet se i ka kërkuar Edi Ramës nëse e merr përsipër këtë detyrë dhe Babloku ka thënë ‘Po!’, ndryshe nga viti 2013, kur refuzoi shkatërrimin e armëve kimike, sepse Ilir Meta dhe një pjesë e PS-së i dolën kundër.

Siç mësohet, Blinkenit i ka thënë nuk ka burrë nënë që të më dalë kundër.

Pra, me fjalë të thjeshta, Shqipëria është rikthyer në vitin 2013, vetëm se Edi Rama është më i fortë se më parë. Edhe institucionet e pavarura si SPAK përshembull, nuk janë aq të pavarura, si pasojë e superioritetit të Ramës ndaj establishmentit perëndimor për Ukrainën.

Po kush fiton më shumë në këtë rast? Shqipëria më pak e Edi Rama më shumë!/Pamfleti

aleks soros militarizimi i shqipërisë ukraina