Politike22 Prill 2024, 11:11

Tomorri ironizon keq Ramën: Ti dhe Agaçi ia futët vrapit para të gazetarëve RAI-t, kështu ndodh kur nuk i blen mediat

Shkruar nga Pamfleti
Tomorri ironizon keq Ramën: Ti dhe Agaçi ia futët vrapit para
Rama dhe Agaçi

Gazetari Klodian Tomorri ka komentuar heshtjen nga qeveria Rama pas emisionit investigativ nga televizioni italian RAI, për paktin për emigrantët ku thekson se ish-avokati i narko-trafikantëve, personi që fshihet pas marrëveshjes Rama-Meloni, tani është sekretar i përgjithëshëm i Kryeministrisë.

Gazetari ironizon kryeministrin duke thënë se ai dhe Agaçi ia futën vrapit para gazetarëve të RAI-t, sepse kështu ndodh kur nuk i blen mediat.

'E pyeti gazetari i RAI-t, ish-shefin e Interpolit në Shqipëri, gjeneral Lisin; ore si pranove dhurim 3 hektarë tokë nga trafikanti më i madh i Shqipërisë ti?

Po ku e njihja unë kush ishte ai- përgjigjet gjenerali- Engjëll Agaçi ma solli. Ai e bëri këtë.

Nejse, një të mirë pati kjo punë. Se komandanti ynë i madh jep intervista gjerë e gjatë me gazetarët e huaj, që blejnë këta lart e poshtë, ku flet për sukseset e mëdha të Shqipërisë dhe madje edhe se si fuqitë e botës i marrin mendim Shqipërisë për çdo gjë.

Kurse me këta gazetarët e huaj që kishin ardhur për të bërë tamam gazetari, komandanti ia kishte futur vrapit. Lëre më Agaçi pastaj, në kokërr të vrapit. Këmbët e shpejta dhe faqebardhë. Doli ylli, doli hëna, ik Cane se na u ashtu nena.

Me pak fjalë, këtyre po u hoqe propagandën, bëhen si puna e atij skeçit me Rremen e Durrësit. Ditën tullë, natën qull.', shkruan Tommori.

rama agaçi rai