Politike 1 Mars 2024, 14:23

Ukrainës armë, Rusisë para! Loja me dy porta e Edi Ramës dhe eminenca gri me emrin Aleks Soros

Shkruar nga Pamfleti

 Ukrainës armë, Rusisë para! Loja me dy porta e Edi Ramës dhe

Edi Rama me Viktor Orban dhe Sergei Lavrov /

Në dorën e veglave ruse qëndron një copë e madhe e aseteve strategjike të shqiptarëve; telekomunikacioni dhe bankat...

Ata që e njohin gjuhën e trupit, e sidomos Edi Ramën personalisht, nuk e patën të vështirë ta kuptojnë sikletin e Kryeministrit gjatë pritjes mbi tapetin e kuq, me Presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ditën e parë të samitit, "Ukrahina-Europa Juglindore".

Në një kohë tjetër, Edi Rama do të shkëlqente për të treguar supremacinë e vet, lojën e batutës, talljen dhe arrogancën e fshehur në shtrëngime duarsh. Ndërsa atë ditë buzëqeshja ishte false, biseda e sajuar me Zelenskin ngecte, aq sa të dyja palët dukeshin në siklet. Afërmendsh kjo nuk kishte lidhje me ndjeshmërinë e Kryeministrit për luftën apo fatin e Ukrainës dhe ukrahinasve. Nuk ka lidhje as me vrasjen e ndërgjegjes pse Edi Rama po bën lojë të dyfishtë.

Bezdia me të cilën e dha atë spektakël ka lidhje me bindjen, jetën dhe zgjedhjet e Edi Ramës.

Për ta shpjeguar më qartë, mjafton të themi që Samiti i se mërkurës nuk është as vullnet, as dëshirë dhe as zgjedhje e Kryeministrit të Shqipërisë. Bazat amerikane në Shqipëri i kanë vendosur amerikanët dhe politika ndërkombëtare perëndimore që është një çështje e ndezur të mëdhenjsh, ku ky i yni nuk ka lidhje. Me mendjen e vet diabolike, Edi Rama mundet vetëm ta shfrytëzojë këtë mundësi dhe koha do të tregojë se ai do ta bëjë këtë. Në këmbim të vendimeve të veta personale, Edi Rama do të kërkojë shpërblim personal.

Pra Ukrainës, Rama do t'i japë armë. Sepse kështu kanë vendosur të tjerët dhe kështu ai mund të japë spektakël e të ëndërrojë shpërblime në këmbim, pavarësisht se pa dëshirë.

Me vullnet e dëshirë, Edi Rama ka marrë vendime të tjera dhe ky lloj burimi nuk çon ujë as tek e drejta, e as të viktimat e luftës, por drejt e tek agresori.

Me firmë e vulë, me këshillat e mikut të zemrës që në fakt është edhe Eminenca Gri e këtij pushteti, Aleks Soros, Edi Rama po i çon para e asete, Rusisë. Këtë ai e ka bërë me forcën e firmës si Kryeministër, për përfitime dhe lojë të pisët, për të cilën është mjeshtër.

Kjo ka ndodhur ditën për diell dhe, si çdo gjë tjetër, në kurriz të Shqiptarëve. Si mik i një të ngjashmi të tij autokrat, Viktor Orban, Edi Rama solli në Tiranë dhe i vuri në prehër pasuri një prej biznesmenëve më kontroversë të Hungarisë, Gellért Zoltán Jászai.

Ukrainës armë, Rusisë para! Loja me dy porta e Edi Ramës dhe
Gellért Zoltán Jászai /

Ky njeri që sot gëzon kompaninë celulare One, Albtelecon, një rrjet interneti dhe IPTV të shpërndarë në të gjithë vendin si dhe OTP Bank, është i vërtetuar si njeri që ka lidhje me Kremlinin, që punon për të, pastron para dhe shpërndan sipas urdhrave ruse.

Këtë e bën edhe në Shqipëri dhe nuk është e vështirë të kuptohet se çfarë manovrash mund të bëjë si pronar banke një pastrues parash i rangut të tij.

Fati i kompanisë One dihet tashmë! Asnjë shërbim, asnjë e ardhme dhe njëherësh asnjë  përgjegjësi. Që kjo histori do të vinte deri këtu u mor vesh kur shërbimi celular mori rrugën drejt monopolit sërish dhe këtë e ka dirigjuar Edi Rama, dora vetë. Pas një hapje që uli çmimet për shqiptarët, kur i erdhën në derë mafiozë të këtij rangu, Edi Rama e hapi lojën dhe rezultati është ky që kemi sot: në dorën e veglave ruse qëndron një copë e madhe e aseteve strategjike të shqiptarëve; telekomunikacioni dhe bankat.

Kjo është arsyeja se pse Edi Rama e luan me zor rolin e shpëtimtarit që do të prodhojë armë për ukrainasit. Ky është një rol që nuk e do për aq kohë sa ka vite tashmë që ha paratë e rusëve, që nëpër tunelet e errëta të krimit i kërkojnë llogari kur ai devijon nga rruga e tyre./Pamfleti

armë ukrainës loja me dy porta e edi ramës aleks soros eminenca gri