Politike18 Mars 2024, 14:42

Zyrtari i lartë amerikan i Narkotikëve vjen në Tiranë, takim 'kokë më kokë' me Ramën

Shkruar nga Pamfleti

Zyrtari i lartë amerikan i Narkotikëve vjen në Tiranë, takim

Zyrtari i lartë Amerikan, ndihmës Sekretari për Byronë Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit Todd D. Robinson pritet të zhvillojë një vizitë zyrtare në Shqipëri.

A2 CNN bën me dije se Todd D. Robinson do të jetë në Tiranë në datat 18-20 mars.

Ai pritet që të zhvillojë një takim me kreun e qeverisë Edi Rama dhe me përfaqësue stë organeve kundër trafikut të narkotikëve dhe të drejtësisë. Fokusi i vizitës është përcjellja e mesazhit se SHBA mbështet punën e Shqipërisë për forcimin sundimi i ligjit, luftimi i korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe ndërtimi i institucioneve të forta.

Pas Tiranës, ndalesa e radhës 20-22 mars, Ndihmës Sekretari Robinson do të udhëtojë në Prishtinë, Kosovë, ku do të takohet me Presidenten e Kosovës Vjosa Osmani dhe me partnerët në sektorin e zbatimit të ligjit dhe drejtësisë.

 

todd d. robinson takim me ramën tiranë