Editorial21 Tetor 2019, 18:49

Porta e mbyllur e BE-së, 3 sikletet e frikshme të (mos)dorëheqjes së Edi Ramës

Shkruar nga Pamfleti
Porta e mbyllur e BE-së, 3 sikletet e frikshme të (mos)dorëheqjes

Porta e mbyllur e BE-së 3 sikletet e frikshme të (mos)dorëheqjes së Edi Ramës

Nëse Rama vetë-ikën, duhet të kthejë 300 milionë euro ryfshet që ka marrë nga 11 PPP-të me vlerë totale 1.4 miliardë euro; ndërsa nëse qëndron, duhet të dorëzojë 30 VIP-a krimi e korrupsioni tek SPAK/ Në gjendjen psiko-traumatike dhe situatën e rëndë penale e ani-kombëtare ku është zhytyr me vetëdije; kryeministri Edi Rama e quan “shpëtim” largimin nga posti; por nuk e lejojnë grupet kriminale, oligarkët që janë fundosur në kredi bankare dhe qarqet mafioze në Ballkan, Rusi e Turqi, me të cilët ka bërë e po vazhdon skenarët anti-SHBA-BE

Shprehja popullore: “Kam kapur hajdutin, por nuk e sjell dot; dua ta lëshoj, por nuk më lëshon”; është tipike, si pozicioni aktual psiko-juridik i kryeministrit Edi Rama; vënë përballë kushteve të vendosur nga BE.

Duhet kuptuar, se Edi Rama gjendet në siklet të frikshëm, për të zbatuar ose jo, 2 nga 9 kushtet bazë: Luftën kundër krimit e korrupsionit; dhe pastrimin e qeverisë dhe partisë, nga individë e grupe mafioze, që ka mbledhur brenda tyre.

Mirëpo, fshehja e shkaqeve reale qeverisëse, që bllokuan negociatat; dhe përpëlitjet dëshpëruese të Edi Ramës, për të mos pranuar përgjegjësinë e këtyre shkaqeve; janë sinjal i qartë, se i vetmi kryeministër anti-BE në Ballkanin e vitit 2019, nuk ka asnjë grimcë morali politik e publik, për të dorëzuar çelësat si kryeministër e kabinet, të cilat në 6 vite pushtet, tregoi se i ka përdorur vetëm për interesat e tij.

Ka zëra që thonë, se Edi Rama është peng i egos për sundim personal; por referuar veprimtarisë shtetërore e private si kryeministër fuqiplotë, me 114 institucione Kushtetuese nën vartësinë e tij absolute; dilet në konkluzionin, se ai mendon çdo çast, të dorëzojë detyrën si mundësi “shpëtimi”, por janë tre ngërçe që e mbajnë peng në atë detyrë.

Së pari, Nëse Edi Rama, tashmë me profil të zi politiko-shtetëror, do të japë dorëheqjen, apo qoftë edhe nëse rrëzohet nga të vetët në PS, ose nga Saliu, Iliri, Luli e Monika; ai e di shumë mirë, se do të japë llogari personale ligjore, për zullumet e bëra në këto 6 vite pushtet.

Së dyti, nëse Edi Rama, vendos të japë dorëheqje nga posti kryeministror; do t’i duhet t’u rikthejë oligarkëve, 300 milionë euro ryshfete (në masën 20-30% për secilin), që u ka marrë paradhënie oligarkëve, për 11 PPP-të e dhëna në mënyrë të kundërligjshme e klienteliste, me vlerë totale 1.4 miliardë euro deri në vitin 2018.

Së treti, nëse Edi Rama, nuk do ta dorëzojë postin kryeministror, apo dhe pushtetin si parti në qeverisje; do detyrohet t’i bindet pa kushte BE-SHBA-së; për të dorëzuar tek “tavolinat” e SPAK-BKH, 30 politikanë, qeveritarë e ish-qeveritarë “VIP” të PD, PS, LSI, mes tyre veten, Berishën, Metën, Bashën, Gjiknurin, Beqjen, Dakon, Angjelin, Gjicin, Sejdinin etj; që kanë bërë kërdinë në korrupsion, trafiqe e krime ç’njerëzore.

Të tre këto pozicione të sikletshme, kanë marrë peng e kanë trullosur “kaptinën” e kryeministrit Edi Rama, ndaj nuk ka fuqi reale; të zbatojë as dorëheqjen përballë llogaridhënies para ligjit dhe as përballë oligarkëve, që e kanë futur në “thes”; por nuk ka as guximin e qëndrimit në pushtet, mbasi duhet të zbatojë platformën anti-krim e anti-korrupsion të BE-SHBA.

Rama, dëshiron të ikë dhe lutet ditë e natë, të gjejë mudësinë për të dorëzuar çelësat qoftë edhe tek Tërmet Peçi; por nuk ka asnjë fuqi, të çajë “kafazin e hekurt” financiar, ku e kanë futur dhe po e mbajnë peng, oligarkët Bashkim Ulaj, Gaz Demi, Vilma Nushi, Klodian Allajbeu, Shkëlqim Fusha, Rrok Gjoka, Ndue Kola, Safet Gjici, Agron Papuli, Milo Gjikuria, Klodian Zoto etj.

Siç dihet, negociatat nuk u hapën, për shkak të korrupsionit qeveritar dhe lidhjeve të kupolës së pushtetit “Rilindja” e politikës shqiptare me krimin; deri me përfaqësim në struktura të larta partiake, drejtuese, ligj-bërëse e ligjzbatuese.

Prandaj kryeministri është në siklet, për ndëshkimin ose mos-ndëshkimin e krimit të ortakëve e bartësve në pushtet dhe opozitë; sepse BE-SHBA, nuk mund të pranojnë edhe sot pas 30 vitesh tranzicion; që Shqipëria të vazhdojë të komandohet nga Rama i PPP-ve, Dakos, Doshit e Niçes; nga Meta i floririt, video-bllokut, Almir Rrapos e CEZ-DIA; nga Berisha i piramidave, Gërdecit e 21 janarit; nga Basha i Rrugës së Kombit e lobimeve ruse; nga Balla i Begos, Sanxhakarit e Sejdinit, nga Gjiknuri i “çunave problematikë” etj./Pamfleti

Editorial 3 sikletet e frikshme të (mos)dorëheqjes së Edi Ramës Porta e mbyllur e BE-së