Aktualitet19 Nëntor 2018, 11:45

Pr.ligji i ri, eliminohen licencat për tregtimin e disa pjesëve të mjeteve rrugore

Shkruar nga Pamfleti
Pr.ligji i ri, eliminohen licencat për tregtimin e disa pjesëve

Pr.ligji i ri, eliminohen licencat për tregtimin e disa pjesëve të mjeteve rrugore

Një projektligj i ri, diskutimi i të cilit do të nisë nga viti i ardhshëm, propozon shfuqizimin e licencave për disa pjesë të caktuara të mjeteve rrugore me/ pa rimorkio, sipas specifikimeve të mëposhtme. Bëhet fjalë për “Tregtimi i pjesëve të këmbimit të mjeteve rrugore me motor dhe/ose të rimorkiove”, me kodin VII.3.B.3, “Tregtimi i pjesëve të këmbimit të mjeteve rrugore me motor dhe ose të rimorkiove të autorizuara nga prodhuesi”, me kodin VII.3.B.3, “Agjenci që trajtojnë praktikat e qarkullimit të mjeteve me motor dhe/ose të rimorkiove”, me kodin VII.3.B.4.

Me shfuqizimin e këtyre licencave, argumenton pr.ligji, ushtrimi i veprimtarive të tregtimit të pjesëve të këmbimit të mjeteve rrugore me motor dhe/ose të rimorkiove; tregtimit të pjesëve të këmbimit të mjeteve rrugore me motor dhe ose të rimorkiove të autorizuara nga prodhuesi dhe agjencive që trajtojnë praktikat e qarkullimit të mjeteve me motor dhe/ose të rimorkiove do të jenë të lira.

Ndërkohë, ky projektligj parashikon se tashmë ushtrimi i veprimtarisë së një agjencie kryhet nga subjekte në përputhje me dispozitat e këtij ligji. Subjektet duhet të kenë të regjistruar në regjistrin tregtar si objekt të veprimtarisë së tyre trajtimin e praktikave të qarkullimit të mjeteve me motor. Gjithashtu, ushtrimi i veprimtarisë së shitblerjes, të ndërmjetësimit, të autoriparimit për mjetet rrugore me  motor  dhe  rimorkiot,  të  autorizuara  nga  prodhuesi  i  tyre,  kryhet  nga subjektet juridike,   në përputhje me dispozitat e këtij ligji dhe që kanë të regjistruar në regjistrin tregtar, si objekt të veprimtarisë së tyre, ushtrimin e këtyre veprimtarive.

Projektligji , i hartuar  nga  strukturat  përkatëse  teknike  të  Ministrisë  së Infrastrukturës dhe Energjisë, nuk ka efekte financiare në buxhet.

Në relacion shpjegohet se me anë të këtyre ndryshimeve synohet të arrihet për këto biznese në treg:

 

Aktualitet