Sport21 Qershor 2018, 11:08

Prag tragjedie te Partizani, dy titullarët aksidentohen me makinë

Shkruar nga Pamfleti
Prag tragjedie te Partizani, dy titullarët aksidentohen me makinë

Kategoria Superiore/ Të gjitha stadiumet e vendit oshëtijnë “e shitët, e shitët!”, kampionati po mbyllet me turp (ndeshjet, renditja)

Një lajm shumë i keq është mbajtur i fshehtë nga drejtuesit e Partizanit. Portieri Alban Hoxha së bashku me mesfushorin Lorenc Trashi kanë pësuar një aksident me makinë ditën e hënë. Të dy lojtarët ishin nën shoqërinë e njëri-tjetrit kur ndodhi përplasja. 

Kjo është një goditje e madhe që merr klubi i kuq para fushatës europiane. “Demat” do të luajnë kundër ekipit të Mariborit të Sllovenisë në turin e parë eliminator të Europa Leagues. Të kuqtë do të kërkojnë të bëjnë maksimumin dhe pse jo të tentojnë surprizën e madhe. Eleminimin e ekipit slloven.  

Sport aksident Alban Hoxha Lorenc Trashi Maribor Partizani