Anti-Mafia29 Shtator 2019, 19:05

Shkruar nga Pamfleti

Pranë kullës së Rudina Hajdarit/ Rama u betua, se do strehonte të dëmtuarit nga tërmeti; por strehoi me saraje “BD”-në e Astrit Patozit

SKENAR PËR 3 KULLA 25 KATE/ Vila dhe palestra, janë Rezidenca Shërbimi Qeveritar e jo objekte të zakonshme publike në varësi të bashkisë dhe i janë dhënë logo-partisë “BD”, në kundërshtim të plotë me ligjin; shkelje që krijon hije dyshimi, se kjo sipërfaqe në “bllokun diplomatik” prej 11 MIJË e 685 m2; është pazar për ta privatizuar e për të ndërtuar kulla; siç vepruan Berisha-Meta me objektin “Shtëpia e Rinisë” tek LSI (CONAD), që e dhanë në përdorim për Shoqatën e Gazetarëve dhe pastaj e falën duke i hapur rrugë një  kulle me  12 kate; dhe siç vepruan Berisha-Nano me vilën gjermane, dhënë në përdorim për banesë Azem Hajdarit, të cilën ia dhuruan Fatmirës që  ndërtoi pallat me  10 kate


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI
Sipas VKM nr. 632, datë 25.09.2019, rezulton se 3 ditë pas tërmetit, megjithëse kryeministri Edi Rama, ishte duke lexuar fjalime “arritjesh” të Shqipërisë në OKB për të drejtat e LGBT; siç duket me mesazh në “FB”, ka propozuar që logo-partisë së Astrit Patozit, t’i jepen zyra në përdorim, pa asnjë qindarkë pagesë qiraje, dhe ky mesazh u bë vendim qeverie, sikur gjoja është mbledhur e ka votuar Këshilli i Ministrave.

Kryeministri, ia dha “BD”-së këto mjedise sa një fermë; si shpërblim për rolin komik që Astrit Patozi luajti si “opozitë” në zgjedhjet e 30 qershorit 2019; duke krijuar një parti me firma false militantësh të PS dhe me disa kandidatë kukulla.

Ligjërisht, pajisja e “BD”-së Astrit Patozit, me zyra në objektet e shërbimeve qeveritare-diplomatike, është shkelje e rëndë e Ligjit për “Partitë Politike” dhe ligjit për “Administrimin e Pasurive Publike”, për këto tre argumente:

Neni 22/b i Ligjit “Për partitë politike”, detyron në mënyrë të prerë: “Me zyra, pajisen vetëm partitë politike parlamentare, të cilat janë aktualisht pjesë e parlamentit dhe të kenë qenë pjesë e garës në zgjedhjet e fundit parlamentare (2017)”, ndërsa “BD” e Patozit, më 8 nëntor 2019 bëhet 6 muajshe.

Në vijim, do t’i japim përgjigje 2 pyetjeve:

– Cila kompani “VIP” e çdo pushteti, që ka një kullë 18-kate ngjitur; prej 2 muajsh ka nisur ca gjoja “rikonstruksione”, në mjediset e Vilës nr. 1 dhe Palestrës tek blloku i vilave gjermane; që PPP-xhiu e kullaxhiu Edi Rama, ia dha falas (o)pozitarit Astrit Patozi… vetëm para 3 ditësh?

– Nga e paska ditur (o)pozitari Astrit Patozi, se  “qeveria e PPP-ve, orgjive dhe kokainës” (siç e ka quajtur kur ishte tek “b**tha e Lulit); do t’i jepte këtë saraj në sipërfaqen 11 mijë e 685 m2 dhe qysh 2 muaj para vendimit “Rama”, ka nisur punimet?/Pamfleti

 

Anti-Mafia Pranë kullës së Rudina Hajdarit Rama u betua se do strehonte të dëmtuarit nga tërmeti strehoi me saraje “BD”-në e Astrit Patozit