Anti-Mafia20 Maj 2019, 17:22

Prapaskenat, Dako u takua me Berishën në Durrës, Rama i lëshoi Donika Prelën

Shkruar nga Pamfleti
Prapaskenat, Dako u takua me Berishën në Durrës, Rama i

Prapaskenat, Dako u takua me Berishën në Durrës, Rama i lëshoi Donika Prelën

Takimi mes Dakos dhe Berishës në Durrës alarmoi Edi Ramën dhe ministrat e tij, plas lufta mes bandës së Rilindjes

Edi Rama konfirmoi edhe një herë se është simbol “pabesie” i politikës shqiptare. Në raport me pushtetin, nuk njeh asnjë besë, as miqësi, as ndjesi dhe asnjë lloj norme njerëzore. Pas 12 vitesh bashkëpunim, Edi Rama, brenda disa ditësh, i ka dhënë dy goditje Vangjush Dakos. Ky i fundit duhet të ishte në burg prej kohësh për shkatërrimin e Durrësit, pasurinë e dyshimtë, korrupsionin dhe lidhjet me bandat, por pabesia e Edi Ramës nuk ka lidhje me korrupsionin dhe shkatërrimin, por me interesat e pushtetit. Pas vendimit për të mos e kandiduar për një mandat tjetër në Durrës, Edi Rama nuk mjaftohet me kaq, por i ndërsen Donika Prelën Vangjush Dakos. Të njëjtën gjë ka bërë edhe me bashkëpunëtorët e tjerë, që nga Shpëtim Gjika e deri tek Saimir Tahiri.

Pasi Rama zyrtarizoi Valbona Sakon si kandidate për kryetare të Bashkisë së Durrësit, Prokuroria e Krimeve të Rënda, të enjten e kaluar mori në pyetje për pesë orë Vangjush Dakon për dosjen ‘339’. Kjo dosje ka gati dy vite që ka dalë në skenë, ndërsa Prokuroria e Krimeve të Rënda u kujtua pikërisht tani për të thirrur Dakon. Sipas burimeve, pas kësaj lëvizjeve fshihet Edi Rama, i cili po përdor drejtuesen e Prokurorisë së Krimeve të Rënda si kamxhik politik. Me vënien në lëvizje të prokurorisë, Rama po ushtron presion mbi Dakon që të pranojë qetësisht dhe pa bërë rezistencë fundin e karrierës politike, ashtu siç edhe bëri Qazim Sejdini.

Në korridoret politike dhe mediatike flitet për disa lëvizje të Vangjush Dakos pasi Edi Rama i ka komunikuar se nuk do ta kandidojë për një mandat tjetër në Durrës. Pjesë e këtyre lëvizjeve është edhe zhvillimi i një takimi me ish-kryeministrin Sali Berisha në Durrës. Edhe pse ishin marrë masa që takimi të mbetej sekret, lajmi ka shkuar më shpejtësi në veshin e Edi Ramës, i cili është alarmuar, pasi ai duket se ka qenë në fokus të bisedës mes Berishës dhe Dakos. Ky takim ka alarmuar edhe ministrat e Ramës, pasi Dako është në dijeni për shumë prej skandaleve të qeverisë, në disa prej të cilave është edhe vetë protagonist. Jo rastësisht, Sali Berisha nuk e përmend më emrin e Vangjush Dakos për disa javësh. Berisha, nga ana e tij, është i njohur për kthesat e forta politike. Mjaftojnë të kujtojmë takimet në Nanon për pazare politike apo edhe fakti ku mori në mbrojtje Koço Kokëdhimën sapo ky i fundit u divorcua me Ramën./Pamfleti

Anti-Mafia Dako u takua me Berishën në Durrës Prapaskenat Rama i lëshoi Donika Prelën