Shqipëria dhe Kosova kanë pasur mosmatrrëveshje së fundmi për ta;lentet e futbollit, pasi pala kosovare, dometnënë federate që drejtohet nga Fadil Vokrri i ka bërë kërkessë FIFA-s që të mos ia regjistrojë Shqipërisë talentet e saj. Megjithatë, asgjë nuk shkon dëm, sepse fundja të dyja skuadra shqiptare janë. Madje dhe FIFA ka respektuar dëshirën e vetë futbollistëve për të luajtur ku të dëshirojnë. Trajneri i Kosovës U-21, Rafet Prekazi ishte i ftuar në një lidhje direkte nga Mitrovica, në emisionin ‘Zona Gol’, mbrëmjen e të shtunës në “Supersport”. Ai kishte shumë sukses në ndeshjet e fundit kualifikuese dhe siguroi se Shpresat e Kosovës kanë më shumë talent se ata të Shqipërisë dhe Kosova U-21 që drejton prekazi është në garë për kualifikim.
Ju vetë keni qenë futbollist, mesfushor dhe nuk keni marrë asnjëherë karton të kuq. Si e përjetuat ndeshjen Juventus-Milan?
Prekazi: Mendoj se ishte një ndeshje shumë e luftuar dhe deri diku e barabartë. Gjithsesi tani nuk është më ai Milani i mëparshëm dhe mungesa e profesionalizmit sjell edhe ato gabime, që bënë futbollistët kuqezinj sot, duke u ndëshkuar.
Keni luajtur rreth 300 ndeshje, por brenda Kosovës…
Prekazi: Nuk mund të flas shumë për karrierën time, por kam pasur mundësi të luaj si profesionist që kur isha në moshën 17-vjeçare, me skuadrën e Trepçës, që ishte mjaft e organizuar.
A keni pasur ëndërr të luanit jashtë, nëse do të ktheheshit pas në kohë?
Prekazi: Në fakt, në periudhën kur kemi luajtur ne, liga e Jugosllavisë ka qenë e dyta ose e treta në Europë, për nga rëndësia dhe rivaliteti.
Me cilën skuadër jeni tifoz?
Prekazi: Me Hajdukun e Splitit kam qenë në Ligën e Jugosllavisë, ndërsa në Europë jam me Barcelonën.
Kush mendon se mund të fitojë titullin kampion në Serinë A?
Prekazi: Unë mendoj se me këtë hap fals të Napolit, është Juventus favorit. Bardhezinjtë po tregojnë atë pjekurinë e duhur për të shkuar të parët në fund të sezonit. Napoli ka luajtur futbollin më të bukur në Itali, por duket se lodhja po ndikon dhe po bën këto hapa të gabuar. Gjithsesi, mendoj se gjithçka do të jetë e hapur deri në fund.
A ka dallim mes talenteve shqiptarë të Kosovës dhe atyre të Shqipërisë?
Prekazi: Për më të suksesshëm as që diskutohet, pasi lojtarët e Kosovës prej vitesh kanë luajtur në nivele të larta dhe këtu i referohem Vokrrit, Prekazit, etj. Kosova është realisht toka e talenteve dhe ka shumë lojtarë që mund të bëjnë emër në futboll. Te ne futbolli ende luhet nëpër rrugë, pasi nuk ka kushte, por për t’u përmirësuar, duhet shumë punë. Gjithsesi, Kosovë apo Shqipëri, jemi të gjithë shqiptarë dhe nuk duhet t’i mëshojmë të tilla dallimeve. Duhet të jemi të vetëdijshëm që të punojmë me të rinjtë, sepse koha punon dhe duhet të shumë punë dhe angazhim për të garuar në Europë.
Pra mendoni se Kosova ka futbollistë më kualitativë…
Prekazi: Ne i përcjellim të gjithë emisionet sportive në Shqipëri dhe kemi një konsideratë mjaft të madhe për futbollin atje, por edhe për specialistët. Tani po bashkëpunoj edhe me trajnerët shqiptarë, që janë trajnerë në Vala Superligë. Sa i përket lojtarëve, mendoj që Kosova ka më shumë lojtarë që luajnë në akademi mjaft prestigjoze të botës. Unë personalisht kam mbi 40 lojtarë të ditëlindjes 98-99, që luajnë në akademitë e Bayernit, në Milano, apo shumë të tjera me emër në Europë. Gjithsesi nuk duhet të ekzistojnë ndasitë, pasi jemi të gjithë shqiptarë.
Cilat janë strategjitë që duhet të ndjekë futbolli në Shqipëri dhe Kosovë?
Prekazi: Duhet punuar shumë me futbollistët. Nëse do të futesha në detaje teknike, ne duhet të përgatisim lojtarë mbrojtës, pasi kjo është pikë e dobët jo vetëm për ne, por edhe Kombëtaren e Shqipërisë. Futbolli fillon nga mbrojtja dhe nëse nuk ke lojtarë teknikë aty mbrapa, nuk mund të organizosh lojën. Ne si shqiptarë jemi gjaknxehtë dhe dimë të nxjerrim në pah grintën, por nuk mund të garohet vetëm me grintë, pasi duhet vënë në punë edhe cilësia.
A keni pasur përplasje me Shqipërinë, sa i përket lojtarëve të grumbulluar?
Prekazi: Unë mund t’ju them me bindje se nëse një lojtar ka sadopak talent dhe mendon të përfaqësojë Shqipërinë, askush nga ne nuk tenton t’i ndryshojë mendjen. Së fundi unë ftova Sahitin, por më tha se do shkonte te Shqipëria dhe i urova shumë fat. Lojtarët mund të zgjedhin kë të duan, sepse të dyja janë skuadra shqiptare.
/Pamfleti Sport