Aktualitet20 Qershor 2018, 22:23

Preket Trump, bashkon familjet e emigrantëve

Shkruar nga Pamfleti
Preket Trump, bashkon familjet e emigrantëve

Preket Trump, bashkon familjet e emigrantëve

Donald Trump, Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës nënshkroi një urdhër ekzekutiv për bashkimin e familjeve të emigrantëve.

Ai tha se ishte prekur nga fotot e fëmijëve të ndarë nga prindërit e tyre, ndërkohë që këta të fundit janë burgosur apo duke u ndjekur penalisht për kalimin e jashtëligjshëm të kufirit.
Presidenti Trump kishte kërkuar më parë që të kalohej një projektligj që i jepte fund ndarjes së familjeve.

Ai kërkon gjithashtu që ligjet e emigracionit të ashpërsohen në ndonjë legjislacion të tillë.
“Ka të bëjë me bashkimin e familjeve,” tha Trump gjatë nënshkrimit të projektligjit.
“Nuk më pëlqeu të shihja familje të ndara,” tha ai dhe shtoi se administrata do të vazhdojë me politikën e saj ‘tolerancë zero’ për emigrimin e jashtëligjshëm.
SHBA muajt e fundit ndau më shumë se 2300 fëmijë nga emigrantët.

Aktualitet